TIRANE- Seksioni i Antidrogës në Policinë e Tiranës ka vënë në pranga mbrënjen e së enjtes 2 persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në kreqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar shpërndarësit Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Brikena Frakulli, 32 vjeç. Arrestimi i dy të sipërpërmendurve u bë i mundur në bazë të operacionit të koduar “Epilog 2” nga Antidroga në Policinë e Tiranës, të cilët bënë të mundur edhe kapjen e 47 dozave heroinë (rreth 40 gramë), të bërë gati për shitje. Blutë e kryeqytetit thonë se dy bashkëjetuesit kishin metodë “speciale” të gjetjes së klientëve dhe shitjes së heroinës. Por, falë informacioneve të marra në rrugë operative, agjentët e Antidrogës bënë të mundur dokumentimin të këtij rasti dhe arrestimin e shpërndarësve.
Shitja e drogës
Dy bashkëjetuesit tashmë të arrestuar, përdornin rrjetin social “Facebook” për të shitur lëndën narkotike, heroinë. Sipas informacioneve të policisë, çifti arrinte të “gjuante” në Facebook klientët “VIP” dhe biznesmenë. Pasi gjenin klientët në Facebook, bashkëjetuesit dilnin në terren, në zonat e ndryshme të kryeqytetit për të shpërndarë drogën tek klientët e gjetur në Facebook. Mësohet se zonat më të preferuara të tyre ishin “Ali Demi”, “Bllok”, si dhe lokalet e natës në Tiranë. Momentin e arrestimit të çiftit, 30 gramë heroinë u gjendën në makinën e Gjeçajt, e cila ishte bërë gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër u gjet në banesën e tyre te “Poligrafiku”, në lagjen “Ali Demi”. Pjerin Gjeçaj ka qenë edhe më parë i arrestuar po për të njëjtën vepër penale.
Hetimi
Të njëjtat burime nga Policia e Tiranës, theksojnë se aktiviteti i dy të arrestuarve u zbulua nga përgjimet telefonike. Nga transkriptimi i bisedave telefonike, burime të policisë thonë se në shumicën e rasteve rezultoi se Gjeçaj, kryente shitjen e lëndës narkotike të llojit heroinë në rrugën “Ali Demi”, Tiranë. Në funksion të këtij qëllimi, Brikena Frakulli, kontaktonte me telefon me personat që kërkonin të blenin heroinë dhe i takonte ata pranë zonës së “Ali Demit”. Sipas raporteve të vëzhgimit, rezulton se Gjeçaj, një dozë 0.3 gramë heroinë e shiste kundrejt shumës prej 1.500 lekësh. Përgjimet kanë zbuluar se Brikena Frakulli ishte bashkëpunëtorja e 37-vjeçarit Gjeçaj në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com