TIRANE- Policia e Tiranës arrestoi dy ditë më parë 26 persona në kuadër të operacionit “Epilog”, ku rol kryesor luanin tre shtetasit, Gëzim Demiri, Julian Bushati, Kol Kllapi dhe Alfred Naço. Me finalizimin e këtij operacioni, policia sekuestroi 1 kg heroinë dhe 180 doza kokainë. Ky operacion ka pasur si protagonistë dy grupe të cilët bënin shpërndarje të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë. Këto grupe, sipas bluve kishin lidhje të përbashkët me shtetasin Astrit Beka. Ndërkohë, furnizuesi i grupeve me kokainë dhe heroinë ishte Gëzim Demiri ose “Qorri”. Ky i fundit është arrestuar në fund të muajit shtator 2015, në një hotel në kryeqytet me 30 gramë kokainë. “Qorri”, mësohet se lëndën narkotike që furnizonte grupet e siguronte në Turqi.
Efektivët e policisë thonë se ai ishte një ndër personat, i cili kishte monopolin e kësaj droge në Tiranë. Më pas, 3 koordinatorët Julian Bushati, Kol Kllapi dhe Alfred Naço, merrnin sasinë e heroinës te Gëzim “Qorri”.
/Shqiptarja.com