Operacioni
Katër vite hetime, 99 të arrestuar dhe 5 ton drogë mes tyre kokainë, kanabis, heroinë është bilanci i operacionit të finalizuar një ditë më parë nga policia italiane e cila në bashkëpunim me ‘Dean’ Amerikane dhe Policinë Shqiptare kanë goditur një ndër grupet më të mëdha të narko-trafikut në Ballkan dhe Europë.
Mediat italiane shkruajnë se, sipas Guardia di Finanza italiane, mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit shqiptarë Dhimitër dhe Xhevahir Poti, të njohur gjerësisht në media si, “Eskobarët e Ballkanit”, të arrestuar më 13 Maj në Belgjikë.
(Shqiptarët janë dy vëllezërit që shihni në këtë foto Xhevahir dhe Dhimitër Poti, në mes Klement Balili)
Dy vëllezërit janë arrestuar 4 muaj më parë në Belgjikë me kërkesë të prokurorisë greke e cila sekuestroi një sasi të konsiderueshme marjuane të nisur me gomone nga brigjet e Sarandës drejt shtetit Helen.
Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga ndalimi i Dhimitër e Xhevahir Poti mësohet se këta të fundit kanë heshtur para hetuesve dhe gjykatës që ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' ndërsa kanë thënë se ata nuk kanë lidhje me drogën dhe kishin në pronësi vetëm kamionët e transportit të mallrave kryesisht agrume.
Por, nga hetimet rezulton se ky grup operonte në Greqi, Spanjë, Holand, Belgjikë, Bullgari, Shqipëri dhe Itali ndërsa mes tyre të lidhur me grupet e trafikut në ballkan dhe euroë këmbenin marjuanën me kokainë për t’a tregtuar më pas për klientët në Europë.
Nën operacionin “Ring News” hetuesit italianë mundën të sekuestronin dhe 554.000 euro para cash të cilat dyshohet se janë përftuar nga tregtia e drogës.
Por cilët janë vëllezërit Poti?
Fillimisht ata u hetuan nga policia Greke pasi kryenin transferta në shuma të mëdha parash nga Shqipëria drejt Greqisë. Ata u dyshuan se ishin të lidhur me ish drejtorin e transportit të Sarandës, Kelemnd Balili ndaj të cilit ekziston një urdhër arresti nga pala greke.
Balili dhe pse qëndroi për 30 ditë nëkërkim policor nga Shqipëria nuk mundi të arrestohej dhe pas një intervistë në media një dit pas përmendjes së emrit të tij si kreu i kësaj organizate ai ka humbur gjurmët dhe nuk është arrestuar.
Grupet shqiptare te lidhur me Kamora e Ndrageta
Rreth 99 persona janë arrestuar nga policia italiane mes tyre shqiptarë, italianë dhe grekë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit të koduar ‘’New Ring’’ u sekuestruan rreth 5 ton lëndë narkotike e llojit kokainë marihuanë, heroinë dhe hashash, 7 mjete lukzose, 5 peshore si dhe materiale me vlerë 1 milionë euro. Të arrestuarit janë në mesin e 196 personave të piketuar nga ‘’Guardia di Finanza’’.
Hetimet nxorrën në pah grupin shqiptarë të lidhur me grupet mafioze më në zë si Kamorra apo Ndrageta. Shqiptarët kryesisht merreshin me trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë ndërsa pjesa tjetër e grupit me shitjen e saj.
Hetimet kanë nisur që në maj të vitit 2012 nga policia e Breshias. Aksioni është shtrirë në disa shtete të ndryshme të Europës, si Holandë, Spanjë, Greqi, Belgjikë e Bullgari.