“Ethet e Listave” koordinatorët
i dorëzojnë Bashës propozimet 

“Ethet e Listave” koordinatorët<br />i dorëzojnë Bashës propozimet 
Paraditja e së mërkurës ka qenë me lëvizje intensive në kampin opozitar. Nën ethet e listave të kandidatëve për deputetë, të shumtë zyrtarë të strukturave të PD janë parë të hyjnë në selinë e partisë Demokratike.
 
Ndërsa ende nuk ka asgjë zyrtare burime për Report Tv konfirmojnë se 12 koordinatorët e mandatuar nga kryetari Basha për të përcjellë listat propozuese të kandidatëve në të gjitha qarqet e vendit jane pare te hyjne ne seline e PD.
 
Gjithcka mbetet konfidenciale, askush nuk bën të ditur asnjë emër zyrtar ndërsa propozimet i janë përcjelle secili më vete në zyrë kryetarit të PD.
 
Intensiteti i punës për finalizimin e një liste, ku përmes emrave të kualifikuar opozita synon të dalë forcë e parë në këto zgjedhje, u shfaq edhe nga kryetari Basha në një prononcim të shkurtër për mediat.
 
Pak ditë më parë PD përmes një deklarate për mediat bëri të ditur se afro 1700 individë janë propozuar nga më shumë se 27 mijë qytetarë në aplikacionin online në faqen zyrtare të PD dhe afro 1500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi para protestës së opozitës më 18 Shkurt.
 
Po ashtu u tha se Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka ngritur një grup pune i cili prej disa ditesh ka nisur punën në terren në kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidateve potenciale të PD.
 
Kështu në krye të grupeve të punës në terren u vendosën në ShkodërEdi Paloka, në Lezhë Arben Ristani, në Kukës Dhurata Cupi, në Dibër Ervin Salianji, në Durrës Florjon Mima, në Elbasan Albana Vokshi, në Fier Flamur Noka, në Berat Tritan Shehu, në Korcë Edmond Spaho, në Vlorë Grida Duma, në Gjirokastër Gent Strazimiri, në Tiranë Aldo Bumci.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik