TIRANE - Nga fondi i nxitjes së punësimit për vitin 2015-t, pritet të përfitojnë rreth 6 mijë punëkërkues të papunë dhe numri i përfituesve do të rritet pasi do të ketë një fond shtesë për nxitjen e punësimit. Kështu u shpreh në një intervistë për shqiptarja.com, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit Genc Kojdheli. Drejtori i SHKP-s, theksoi se nga 900 mijë dollarë që ishte për 2013-n, fondi i nxitjes së punësimit është 5-fishuar për vitin 2015-t, ku kap shifrën e 4.5 milionë dollarë.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit, ka shpërndarë fondin për nxitjen e punësimit prej 4.5 milionë dollarë. Kush ka përfituar nga ky fond dhe sa persona pritet të punësohen?
Fondi i nxitjes së punësimit për vitin 2015-t është shpërndarë nëpërmjet procedurës që u shpall në muajin shkurt. Patëm një periudhë gati një muaj, ku pritëm aplikimet nga gjithë Shqipëria dhe nga i gjithë vendi aplikuan mbi 650 kompani. Për këtë vit kanë aplikuar biznese të ndryshme, si inovative, kemi kompani filmike, kompani përkthimi, kompani të sigurisë fizike, përveç kompanive tipike si fasoneria dhe “Call-Center”.
/Shqiptarja.com

VIDEO