Edicioni i gjashtë i talent-showt “Gjeniu i Vogël” që në fillim të spektaklit nisi me debate dhe dilema për prezantuesit e këtij edicioni, gjë që siç duket ka ndikuar edhe në trofeun e këtij viti.

Pavarësisht se, për javë me radhë spektakli mbërtheu para ekranit me talentet e vegjël, trofeu i këtij edicioni u gjend mes një debate të gjërë nëpër rrjetet sociale, ku juria e kryesuar nga Pirro Çako, Genta Ismajli, Vikena Kamenica dhe Adi Hila u gjend përball këtij fakti.

Në natën finale, 8 finalistët (Vanesa, Artemisa, Dario, Klodjana, Rea, Igli, Orjaldo dhe Kllarisa) u vendosën fillimisht mes sfidave të përcaktuara më pare nga juria dhe më vonë, nëpërmjet një shorti të hedhur në skenë, 6 finalistët e mbetur u përballën me njëri-tjetrin.

Treshja e fundit finaliste, që i kapërceu të gjitha pengesat ishte Vanesa, Artemisa dhe Rea. Pas performancave të fundit të vajzave, 13-vjecarja nga Saranda, Vanesa, ishte më e votuara nga juria duke rrëmbyer kështu trofeun.

Por edhe pse i suksesshëm, ky edicion i “Gjeniut të Vogël” nuk mundi t’i shpëtonte dyshimeve dhe debateve të publikut për emrin e fituesit të çmimit të madh. Këngëtarja Egzona Ademi, në të njëtën kohë dhe një nga trajnieret e këtij edicioni tregon se vendimi i jurisë ishte i drejtë, e parë dhe në këndvështrimin e zyshës, e cila ka qenë pranë tyre edhe gjatë provave.

“Vendimi ishte i drejtë, me shumë pak diferencë nga vajzat e tjera fitoj Vanesa... Kësaj radhe të 8-të finalistët ishin gjeni. E them këtë gjithmonë e parë në kontekstin e zyshës. Kam punuar intensivisht, kam dhënë dhe marrë shumë nga ata fëmijë! Si këngëtare pastaj e kam shijuar deri në maksimum”, tregon Egzona. Le të shpresojmë se vlerësimi i jurisë, ka qenë i drejtë edhe pse dyshimet në rrjetet sociale tregojnë të kundërtën!

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

vanesa

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)