Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO 'vulos' dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO 'vulos' dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

Santiago Malko dhe Blendi Teta

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 25 vite burg të Blendi Tetës, autor i vrasjes së ish policit Santiago Malko. Ndonëse mohoi se nuk kishte lidhje me krimin, doli zbuluar nga tabulatet telefonike që ishin provë e fortë për deklarimin fajtor të vrasjes së ndodhur në 27 gusht 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën;  Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën,  Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.

Blendi Teta u kthye në dëshmitarin kryesor pasi zbërtheu pjesë të rëndësishme të klanit Duka  që organizoi vrasjen e Santiago Malkos. 

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e 27 gusht në zonën e "Xhamllikut" ekzekutohet me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në Tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës