TIRANË - Dy vite nga rekursi i Prokurorisë së Apelit e cila kërkoi dënimin e gardistëve për vrasjen e 4-fishtë të protestuesve më 21 janar 2011, Gjykata e Lartë harron dosjen duke mos marrë ende asnjë vendim.
Siç dhe shihni në këtë faksimile dosja ndodhet në Dhomën e Këshillit, ndërsa 24 muaj s'i kanë mjaftuar 5 gjyqtarëve të Kolegjit për të dalë me një vendim.

Në 28 tetor 2013 prokuroria do të regjistronte rekursin në Gjykatën e Lartë ku kërkon që ish-kreu i gardës Ndrea Prendi dhe dy gardistët Margarit Kume e Agim Llupo të dënohen por 2 vite më pas më 28 tetor 2015 kjo dosje është pezull.
Më 21 janar 2011 në protestën e opozitës të asaj kohe u vranë 4 protestues të pafajshëm, por aktualisht pas hekurave për këtë ngjarje nuk ka asnjë të dënuar.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com