Ajo është Hannah Campbell, e cila u plagos në stomak, kishte humbur shikimin dhe njërën këmbë të saj gjatë kohës që shërbente si ushtare në Irak.
Pavarësish se mjekët ia prenë shpresat, 29-vjeçarja është bërë nënë për herë të dytë në jetë, dhe të parin pasi u plagos në 2007.
“Në momentin kur mora në krah vajzën time, kur pash sytë e saj blu... gëzimi është i papërshkueshëm”, rrëfen nëna.
“Katër vjet më parë m’u tha se unë kurrë nuk do të kisha fëmijë tjetër dhe kjo më shkatërroi”.
"Unë kurrë nuk e imagjinoja dhe nuk guxoja të ëndërroja se do të bëhesha nënë përsëri, por tani unë kam një vajzë të bukur”, vijon ajo.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)