TIRANE - Eshtë prezantuar sot “Kantieri i Rilindjes Urbane”, një projekti i realizuar nga FZHR.
Projekti nisi prezantimin me anë të disa pamjeve kolazh nga qytete të ndryshme të vendit në të cilat janë bërë investime të mëdha për ndryshimin rrënjësor të tyre.
Në fokus të këtij aktiviteti ishte transformimi përmes investimeve në infrastrukturë, nga ana e qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit të qeverisjes.
I pranishëm në aktivitet kryeministri Edi Rama u ndal tek ndërhyrjet e realizuara në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa akuzoi qeverinë e mëparshme se kishte lejuar ndërtime pa leje, dhe dëmtim të hapësirave publike. Rama tha se PD hartonte projekte të cilat mbeteshin në letër dhe asnjëherë nuk viheshin në praktikë. Ai lëshoi një sërë akuzat në drejtim të qeverisë së kaluar, që sipas tij projektet i kishte kthyer në fletë vizatimi.
"Bathorja, mrekullia e 8 e botës sipas Berishes. Kur filloi operacioni i ngjyrosjes së fasadave të Tiranës, pati cinizëm dhe tallje, por në rrugët apo minisheshet që u bënë ndërhyrje, vlera e apartamenteve dhe dyqaneve u dyfishua apo trefishua. Nga një ndërhyrje kaq sipërfaqësore, banorët u bënë zotërues të një pasurie të patundshme me një vlerë shumë herë më të madhe. Raporti mes pasurisë dhe bukurisë, është kaq i drejtpërdrejtë," - tha Rama.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të projekteve të FZHR
Peleshi : Investimet tona rilindën disa qytete përmes infrastukturës
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se një numër i madh i qyteteve kanë rilindur falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes qeverisjes lokale dhe asaj vendore.
Bashkitë kërkojnë një buxhet më të madh për të bërë ndryshime rrënjësore në ndryshimin dhe transformimin urban të qyteteve. Ndërhyrjet që kemi bërë në disa prej qyteteve janë projekte të ndryshimeve rrënjësore që i kanë dhënë frymëmarrje këtyre qyteteve. Orikumi ka sot një shesh për tu pasur zili. Rilindja ka ndodhur në Tepelenë duke nxjerrë në pah bukuritë e tij dhe të kalasë. Të gjitha këto janë bërë të mundura për shkak të një bashkëpunimi të shkëlqyer mes qeverisjes lokale dhe asaj vendore. Ndërhyrja në liqenin e Ohrit është një ndër më të rëndësishmet që po transformon të gjithë atë katrahurë që kishte ndodhur. Kjo rilindje do kishte prekur dhe Tiranën e bashkinë e saj nëse fondet do të ishin përdorur paratë që duheshin përdorur për këto investime.
Viktor Tusha: Kemi transformuar qytetin në shërbim të qytetarëve
Kreu i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushi u shpreh se ka ndërmarrë nisma të rëndësishme për ta kthyer qytetin në shërbim të qytetarëve
Pas fitores së 2007 ëndërruam si mund të transformohej sheshi kryesor i qytetit dhe të kthehej nga një parkim makinash në shërbim të qytetarëve. Endrra mbeti në sirtar dhe u desh që qeveria shqiptare të adresonte vëmendjen në qendrat e qyteteve tona me standard që po ndikojnë në jetesën e qytetarëve. Hartuam projekt me standarde shumë të larta duke përdorur material shumë cilësor si guri Porfido, nga Trento i Italisë. Guxuam me një projekt të tillë për të bërë sheshin kryesor të qytetit. Filluam me rrugën hyrëse të qytetit të Lezhës që është impakti i parë i vizitorëve ndaj qytetit.
Sejdini:Kemi guxuar me Elbasanin, shpresoj të marrim dhe projektet e tjera që kemi paraqitur
Kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini u shpreh se ai ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për qytetin dhe se ka paraqitur disa projekte të cilat shpreson që ti fitojë
Kërkova 1 milion dollarë për projektin në Elbasan. Hasa shumë skepticizëm. Kur u hapën projektet e para, nuk guxonim të kërkonim projekte 300, 400 mijë dollarë. Qyteti i Elbasanit nuk ka patur asgjë. Falenderojmë Kryeministrin që ka bërë kaq shumë. Shpresoj që nga 5 projekte që kemi paraqitur, Elbasani do ti fitojë shumë shpejt.
Filo: Do të sjellim projekte të reja, s’mjafton aq sa kemi bërë
Sotiraq Filo kreu i bashkisë së Korçës tha se tashmë Korça ka njohur një sërë risish farë ndërhyrjeve dhe investimeve që janë bërë në infrastrukturë
Qytetet e Shqipërisë u transformuan. Edhe qyteti i Korçës fitoi projekte të rëndësishme në vlerë financiare, që pa mbështetjen e qeverisë aktuale nuk do të realizoheshin projekte të njre shkalle kaq tre madhe. Projekti i restaurimit të pazarit te vjetër të Korçës, projekti më i madh. Nuk kishte njohur investime prej vitesh, ishte degraduar, objektet ishin shembur. 2,6 milion dollar, pazari është restauruar plotësisht. Port i rëndësishëm i peizazhit ekonomik, sepse tërheq turistë. Sheshi para teatrit është projekti i dytë nga rëndësia. Pas ndërhyrjes është shndërruar në hapësirë europiane. Pistë patinazhi, kulla panoramike, rruga e këmbësorëve dhe e makinave. Projekti i tretë është rikonstruksioni dhe rimodelimi i parkut qendror të qytetit, parku rinia, nuk kishte njohur ndërhyrje që kur ishte ndërtuar. Pas përfundimit së shpejti do ti dhurojmë qytetareve edhe vepra të tjera. Muzeu i artit mesjetar, 6500 ikona dhe vepra të tjera arti, falë projektit do të ketë një vend të ri, të përshtatshëm dhe më estetik. Projekte të rëndësishme nga infrastruktura, por edhe nga mentaliteti dhe optimizmi që shkaktojnë te qytetarët. Sfida e ardhshme është reforma administrative. Ftoj skeptiket ndaj projektit të transformimit urban, të vijnë ta prekin e ta provojnë në Korçë.
Dako: I kemi rikthyer dinjitetin qytetit
“Synojmë të japim imazhin e një qyteti kompleksiv, turistik, novator dhe të zhvilluar,” –tha kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.
Bëjmë me dije se nëpërmjet këtij fondi Bashkia e Durrësit ka marrë financim 22 milion dollarë për 1 vit e gjysmë. Gjatë viteve të mëparshme vetëm 1.6 milionë dollarë për 6 vjet. Lufta politike i mbajti peng qytetet tona. Kemi patur ambicie por nuk financoheshim dhe kemi patur konflikte me institucionet në Durrës. Projektet janë ambicioze, të projektuara mirë dhe pas një analize të mirë të qytetit. Kemi sjellë sot qytetin më të stabilizuar dhe më të mirë. 1.5 milionë dollarë për Rikualifikimet në zonat informale. 7 km pistë biçikletash të lidhura me plazhin. Me pak trafik dhe cilësi më e mirë transporti. Nga hiç gjëja, nga hapësira që kanë qenë vetëm me mbeturina, ne i kemi sjellë në funksion të qytetarëve dhe turistëve. Poshtë urës së Dailanit dhe mbikalimit të plepave. Rregullimi i plazhit, mbjellja e palmave, ndriçimi. Investime në shkolla, në pishina, garat e notit. Qytetarëve i rikthehet mundësia për të marrë pjesë në gara noti në rang lokal, kombëtar ose rajonal. Qyteti është më i pastër, më e gjelbër, plot ngjyra. Synojmë të japim imazhin e një qyteti kompleksiv, turistik, novator dhe të zhvilluar.
Rama: Në qeverisjen e PD s'kishte asnjë projekt për qytetarët
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit “Kantieri i Rilindjes Urbane”, kryeministri prezantoi një sërë ndërhyrjesh që janë bërë në disa qytete të vendit, ndërsa theksoi se ato kanë marrë një tjetër pamje. Ndërsa ka akuzuar qeverinë e shkuar se nuk kanë pasur asnjë projekt për qytetet.
A ju ka rënë rasti të shikoni ndonjëherë ndonjë qytet, lagje apo vendbanim të shëmtuar, ku njerëzit jetojnë mirë? Nëse e ndjek me mend filmin e imagjinatës, do ta ketë të pamundur të thotë ’po’. A është paraja që e sjell bukurinë e një qyteti, lagjeje vendbanimi, apo është bukuria që sjell paranë? Të dyja sjellin njëra tjetrën dhe vazhdimisht më mundon një pyetje: Si shpjegohet që shtërgjyshërit tanë, që kishin shumë më pak para, njohje të botës përtj e kufijve, ndërtuan vendbanime dhe godina që sot kanë një vlerë të pakrahasueshme estetike. Askush prej tyre nuk ndërtoi mbi lumë. Askush prej tyre nuk do të na këshillonte të ndërtonim Zvicrën në buzët e lanës. Bathorja, mrekullia e 8 e botës sipas Berishes. Kur filloi operacioni i ngjyrosjes së fasadave të Tiranës, pati cinizëm dhe tallje, por në rrugët apo minisheshet që u bënë ndërhyrje, vlera e apartamenteve dhe dyqaneve u dyfishua apo trefishua. Nga një ndërhyrje kaq sipërfaqësore, banorët u bënë zotërues të një pasurie të patundshme me një vlerë shumë herë më të madhe. Raporti mes pasurisë dhe bukurisë, është kaq i drejtpërdrejtë. Sot në Korçë, ka disa dhjetra here më shumë turistë se më parë. Në Kavajë do të çojë dhjetëra herë më shumë vizitorë dhe turistë nga ata që do të vinë në plazh, por do të duan të kalojnë një pasdite në një qytet të rilindur, që është një nga surprizat me të mëdha. Krahasohen me qytetet e mesdheut perëndimor. Në vitet 90 u bë një shkrim dashamirës për shqipërinë nga një gazetarë italinë. Kur u rikthye tha: kam hequr një ankth shumë të madh, se kur u largova nga Tirana, nuk m’u largua për herë të parë pesimizmi, se vizitova një qytet të europës ku nuk mund të bëja asnjë foto që t’ia tregoja njerëzve, sepse do të rrisja imazhin negativ që ka shqipëria për ta. “Kështjella armiqsh”, qytetet nën drejtimin e socialistëve gjatë PD. Gjirokastra, xhevahir i vërtetë, u rrënua në sy të të gjithëve, pa asnjë qindarkë investim në 22 vjet. Kështjella e armiqve. Nuk është përplasje ‘kush bën më shumë rrugë’, janë përplasje mes dy botësh, rrugësh krejtësisht të kundërta. Ndryshim në filozofi. Në 18 muaj nuk mund të kuronim të gjitha plagët e shqipërisë. Shqipëria nuk është më territori i 25 viteve më parë, me planet primitive, të cilat nuk funksionojnë. Vjedhja e energjisë elektrike ishte ligjëruar. Shqipëria ka patur shumë ligje që në realitet kanë patur si pasqyrë një tjetër sistem të ligjëruar. Shqipëria e ndërtimtarisë paralelisht me shqipërinë e burokracisë. Duhet të mësojmë nga të tjerët. Jo vetëm shqipëria gjendet përpara kësaj sfide të zhvillimit, kaq të lidhur me zhvillimin ekonomik e social. Ne jemi për një filozofi që të çon nga urbanizimi te zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik e social, duke përdorur jo instrumentin e planifikimit burokratik si një justifikim. Agopuntura urbane. Librazhdi, kthinë sheshi një parkim makinash.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Projekti nisi prezantimin me anë të disa pamjeve kolazh nga qytete të ndryshme të vendit në të cilat janë bërë investime të mëdha për ndryshimin rrënjësor të tyre.
Në fokus të këtij aktiviteti ishte transformimi përmes investimeve në infrastrukturë, nga ana e qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit të qeverisjes.
I pranishëm në aktivitet kryeministri Edi Rama u ndal tek ndërhyrjet e realizuara në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa akuzoi qeverinë e mëparshme se kishte lejuar ndërtime pa leje, dhe dëmtim të hapësirave publike. Rama tha se PD hartonte projekte të cilat mbeteshin në letër dhe asnjëherë nuk viheshin në praktikë. Ai lëshoi një sërë akuzat në drejtim të qeverisë së kaluar, që sipas tij projektet i kishte kthyer në fletë vizatimi.
"Bathorja, mrekullia e 8 e botës sipas Berishes. Kur filloi operacioni i ngjyrosjes së fasadave të Tiranës, pati cinizëm dhe tallje, por në rrugët apo minisheshet që u bënë ndërhyrje, vlera e apartamenteve dhe dyqaneve u dyfishua apo trefishua. Nga një ndërhyrje kaq sipërfaqësore, banorët u bënë zotërues të një pasurie të patundshme me një vlerë shumë herë më të madhe. Raporti mes pasurisë dhe bukurisë, është kaq i drejtpërdrejtë," - tha Rama.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të projekteve të FZHRPeleshi : Investimet tona rilindën disa qytete përmes infrastukturës