“Koni-Shullazi”, Berisha
thirret për të dëshmuar

“Koni-Shullazi”, Berisha<br />thirret për të dëshmuar<br>
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Emiljano Shullazi do të përballen në gjyq mes tyre për të hedhur dritë mbi kërcënimin e akademikëve Mynyr Koni e Dhori Kule ndodhur në Prill të 2016-ës. Këtë vendim për të dëshmuar ish-kryeministri Berisha e mori Gjykata e Krimeve të Rënda këtë të martë në seancën ku dëshmuan ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kryepolici Haki Çako, Deputeti Shezai Rrokaj, dhe pedagogët Klodeta Dibra e Majlinda Keta.

Këtë të martë ishte planifikuar dhe dëshmia e Dhori Kules siç shihni nga këto pamje ai mbërriti në gjykatë për të dëshmuar por pasi qëndroi disa momente dhe brenda seancës dëshmonin kolegët e tij ai u largua duke mos dhënë dëshmi. Shkak i këtij largimi ende nuk dihet, por gjykata njoftoi palët se gjithçka ishte për arsye shëndetësore. Ndërkohë me tone të ashpra mes gjykatës dhe prokurorëve u shoqërua dëshmia e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili që në nisje deklaroi se i qëndron deponimeve të dhëna në prokurori dhe kërkoi që për këtë rast të thirret si dëshmitar Sali Berisha. “Unë i qëndroj deklarimeve të mia dhëna në prokuro, për kërcënimin e rektorëve u njoha nga denoncimi publik i Sali Berishë dhe se kuptoj si ende prokuroria se pyeti atë dhe pse se thërret dëshmitarë”.

Në këto moment ndërhyri prokurorja Elisabeta Imeraj e cila i sqaroi Tahirit se presin dëshminë e tij. Ndërsa Tahiri Sqaroi se për të hedhur dritë mbi këtë kërcënim ai ka dashur të pyes edhe Berishën por duke e ditur se s’do t’i përgjigjej ka pritur nga prokuroria ta thërres pasi Berisha ishte personi që e denoncoi këtë ngjarje. Më herët dëshmoi dhe kryepolici Çako i cili u shpreh se është njohur me ngjarjen nga Ministrja e Arsimit dhe ish-Rektori Dhori Kule. “Në prill 2016 kam qenë me detyrë drejtues i policisë së shtetit, më telefonoi Ministrja e Arsimit ku më njohu me shqetësimin e rektorëve. Kam takuar Nikollën dhe Dhori Kulen në një ambient pranë gjykatës kushtetuese, datën fiks se kujtoj por Dhori Kule më ka shprehur shqetësimin e kërcënimit të kandidatit Koni. Sipas deklarimeve të Kules, ai ka mundur të veçoj në grupin e personave kërcënues Emiljano Shullazin”.

Në këto moment ka ndërhyrë Emiliano Shullazi duke e pyetur? Si u identifikova unë si kërcënues? Çako u përgjigj: Identifikimin se kam bërë unë, por bazuar në deklarimet e Kules pasi nuk di se çfarë ka deklaruar ai në kallëzim. Ndërkohë në dëshminë e tyre Klodeta Dibra, Majlinda Keta dhe Shezai Rrokaj në asnjë moment nuk përmendën Emiliano Shullazin. Dibra e Keta u shprehën se për ngjarjen janë njohur nga media, ndërsa dorëheqjen e Mynyr Konit ato e quajtën një akt të pavlefshëm pasi ligjërisht ai s’mund të tërhiqej dhe pse më dt.16 Prill kish paraqitur një zarf pranë komisionit ku për arsye familjare njoftonte largimin nga gara.

Për ish-dekanin Shezai Rrokaj kjo ishte një ngjarje e pakëndshme për të dhe ishte vënë në dijeni nëpërmjet një telefonate që i kish bërë Dhori Kule pa i përmendur emër se kush e kish kërcënuar.

Fletëthirrjet për të dëshmuar të martën
Ervin Hodaj-ish drejtori policisë Tiranë
Lindita Nikolla-Ministre Arsimit
Mynyr Koni-rektor i Universitetit Tiranë
Dhori Kule-Ish rektor, Dekani Universitetit Tiranë
Sali Berisha-Ish kryeministër, Deputet I PD, s'ka datë

[gallery]24216[/gallery]

Dëshmitë

Saimir Tahiri: Duhet të thërrisni Berishën, ai e denoncoi
Saimir Tahiri, ka dëshmuar në gjyqin ndaj Shullazit për kërcënimin e Konit, duke kërkuar që në gjykatë thërritet për të dëshmuar Sali Berisha, pasi denoncimin e ka mësuar nga ai. Sipas Tahirit, ish-kryeministri duhet të pyetet se si e ka marrë vesh kërcënimin e Konit, pasi ka pasur informacion përpara tij.

I qëndroj pikë për pikë sqarimeve të mia që kam dhënë në Prokurori. Nuk e kuptoj pse Prokuroria nuk ka thirrur Sali Berishën për ta pyetur si ka rënë në kontakt të këtij informacioni, pra të kërcënimit. Prokuroria nuk punon, është pozicionuar politikisht. Berisha duhet të ishte këtu”.

Emiljano Shullazi: Berisha të dëshmojë për denoncimin
Gjatë seancës gjyqësore, Shullazi i ka kërkuar gjykatës që të pranojë kërkesën e tij, që Sali Berisha të dëshmojë në gjyq.

Sali Berisha ka bërë denoncimin, ai duhet të dëshmojë në gjykatë”, mësohet se është shprehur Shullazi.

Gjykata e pranoi kërkesën e Shullazit, tashmë pritet që të shikohet nëse do të pranohet kërkesa apo jo nga Berisha. 

Çako: U takova me Nikollën e Kulen, ja çfarë më thanë
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka dëshmuar në gjyqin ndaj Shullazit. Çako tregoi takimin e tij me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe Dhori Kulen.

“Në prill të vitit 2016 isha drejtor i policisë, jam telefonuar nga ministrja e Arsimit, kam takuar Dhori Kulen dhe Nikollën. Kule më shprehu shqetësimin e kërcënimit të Mynyr Konit nga disa persona, mes të cilëve dhe Emiljano Shullazi. Këta e kishin kërcënuar Konin që të tërhiqej nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës”, ka thënë Çako.

Ndërkohë, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, u largua nga seanca pa dhënë dëshminë e tij. Gazetari i Report Tv tha se Kule u largua për shkak se një pjesëtar i familjes së tij ishte shtruar me urgjencë në spital.

 

 

deshmon tahiri te shullazi

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri sot në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda

cako
Haki Çako në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda

 

kule ne gjyq
Dhori Kule ne ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda

shullazi
Emiljano Shullazi sot gjatë seancës gjyqësore

d.c/dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump