Procesi gjyqësorë për Lagunën e Patokut në të cilën u konfliktuan familja Cali dhe deputeti Armando Prenga do të zhvillohet i ndarë në dy gjyqe. Ky vendim është marrë 2 javë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme e cila për Gjokë, Nikollë dhe Gjergj Calin ja ka kaluar për kompetencë Prokurorisë dhe Gjykatës së Kurbinit me akuzën e “armëbajtjes dhe plagosjes”.

Në të njëjtën gjykatë do të zhvillohet procesi dhe për Gazmir Jushin i cili u përfshi në këtë konflikt pasi ishte në shoqërinë e shokut të tij, deputetin Armando Prenga.

Në Gjykatën e Lartë do të vazhdojë vetëm procesi ndaj deputetit Prenga për shkak të kompetencës së kësaj gjykate për personat që kanë statusin e deputetit, të cilin Prenga ende e gëzon.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)