Grupi militant, Al-Nusra ka denoncuar sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA si një ‘luftë kundër islamit’.
Në një deklaratë që po qarkullon në internet, grupi i lidhur me Al Qaedën u bëri thirrje xhihadistëve nga e gjithë bota të synojnë vendet perëndimore dhe arabe të përfshira në luftë kundër ISIS. Kjo thirrje vjen pasi SHBA me vendet aleate zgjeruan sulmet ajrore kundrë shtetit islam në Irak dhe Siri.
Sipas një deklarate nga Pentagoni, një sulm ajror ka goditur Rakën dhe ISIS në pozicion pranë kufirit. Koalicioni i udhëhequr nga shteti amerikan dhe rreth 40 vende të tjera arabe përfshirë dhe shtetet arabe, është zotuar të shkatërrojë shtetin islamik të Irakut dhe Levantit, që kontrollon territore të mëdha në verilindje të Sirisë dhe Irakun verior.
Taktikat brutale të ekstremistëve, përfshirë vrasjet masive, ekzekutimet me prerje koke dhe rrëmbimet e pjeëtarëve të pakicave fetare dhe etnike shkaktuan ndërhyrjen ndërkombëtare. Pavarësisht faktit se u përkasin besimeve radikale islamike, ISIS dhe Al-Nusra, dikur rivalë, sot janë bërë bashkë në luftë kundër Perendimit.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com