Shkëmbim zjarri ne kufirin-greko shqiptar. Një trafikant droge ka qëlluar mbi policinë e Igumenicës në fshatin Anavrito.
Policia greke tentoi të ndërhynte në momentin që një mjet ka tentuar të marrë një ngarkesë që dyshohet të jetë mbi 100 kg marijuanë, e ndarë në 5 çanta.
Droga ishte kaluar nga disa trafikantë nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur.
Ne momentin që ka shkuar mjeti ta marrë ka ndërhyrë policia por trafikanti, që dyshohet të jetë shqiptar ka hapur zjarr ndaj policisë dhe është larguar me vrap për në drejtim të tokës shqiptare.
Nuk ka të lënduar nga të shtënat me armë zjarri. Forca te shumta të policisë greke në vendngjarje, po vijojnë aksionin për arrestimin e trafikantit.
d.b/dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com