Më datë 05.11.2016 ora 10.00, në Katedralen e Kishës Katolike në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohet ceremonia e Meshës së Lumturimit të “Martirëve”. Kjo Meshë do të kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato, ku janë të ftuar Autoritete të Larta të Vatikanit dhe në përbërje të delegacionit do të marrin pjesë dhe 5 Kardinalë.

Gjithashtu në këtë aktivitet janë pjesëmarrës edhe Personalitetet e Larta të Kishës Katolike në Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera të Europës. Pritshmëria për të qenë prezent në këtë aktivitet është parashikuar deri në 10.000 persona.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurisë së zhvillimit të këtij aktiviteti, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Për këtë ngjarje historike, policia i bën me dije qytetarëve të Shkodrës dhe pjesëmarrësve nga gjithë Shqipëria dhe Trevat shqiptare që do të marrin pjesë, se për një zhvillim normal të ceremonisë, se janë parashikuar disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të Kishës Katolike dhe në aksin rrugor, si më poshtë vijon:

1.Në rrugën “Marin Biçikemi” do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga rrethrrotullimi i ish-degës deri tek rrethrrotullimi i shkollës “Pyjore” dhe anasjelltas, nga ora 22.00 i datës 04.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit në datë 05.11.2016 deri në orën 15.00.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të shfrytëzohet si vend për të ndjekur ceremoninë fetare nga pjesëmarrësit.

Në vijim informojmë gjithashtu se:

2.Në aksin bulevardi “Mehmet Pashë Plaku”, sheshi “Perash” dhe rruga “Edith Durham” duke filluar nga ora 06.00 e datës 05.11.2016 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në përfundim të aktivitetit.

3.Rruga “Geraj” dhe rruga “Justin Godard” nuk do të ketë lëvizje dhe parkim të automjeteve nga ora 22.00 i datës 04.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit në datë 05.11.2016.

4.Në segmentin rrugor të unazës lindore nga Stacioni i trenit deri tek rrethrrotullimi i shkollës “Pyjore” do të zhfrytëzohet segmenti ku do të mundësohet parkimi i automjeteve të pjesmarrësve në këtë aktivitet.

5.Njoftojmë administratorët e njësive tregtare në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti në rrugën “Marin Biçikemi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet e tyre nga  ora 06:00 në datë 05.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e komunitetit shkodran dhe mbarë Kombëtar e drejtuesve të automjeteve, të cilët të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.

(d.b/Shqiptarja.com)