“Marie Kraja” 16 vite festival
në 105-vjetorin e sopranos

“Marie Kraja” 16 vite festival<br />në 105-vjetorin e sopranos
Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Maria Kraja”, përkon këtë vit pikërisht me 105-vjetorin e lindjes së një sopranos së famshme lirike. Një soprano që shkroi së bashku me plejadën e njohur të artistëve historinë e artit operistik shqiptar, duke dhënë një kontribut në traditën e vyer dhe të shkëlqyer të muzikës lirike.

Për një brez që ndoshta i kujton me mall interpretimet e saj brilante, por dhe për ata që prej Maries kujtojnë vetëm emrin e madh që la pas, në prag të festivalit që nderon emrin e saj, kujtojmë se Marie Kraja lindi më 24 shtator 1911. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vitet 1930-1934. Jetën e saj ia kushtoi artit muzikal shqiptar, jo vetëm si këngëtare por edhe si valltare e disa herë edhe si aktore teatri dhe si pedagoge.

E cilësuar si një zë i bukur lirik, plot temperament, me një timbër të kulluar dhe të kristaltë,  repertori operistik i saj është shumë i gjerë.

Mbas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri më 1938 ku dhe fillon një aktivitet të dendur koncertal. Punon si mësuese muzike në Institutin “Nëna Mbretëreshë”. Punon pranë Radio-Tiranës dhe Liceut Artistik më 1946, më pas në Konservatorin Shtetëror të Tiranës sot Akademia e Arteve dhe TOB ku ka kënduar që në premierën e parë të këtij institucioni.

Karriera e saj lidhet ngushtë me gjithçka që ndodhi në muzikën shqiptare. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para, së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, Lola Gjoka, Tonin Guraziu etj. Repertori operistik i saj është shumë i gjërë.

Marie Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si Mrika në operën “Mrika”1959, Olimbinë në operën “Lulja e Kujtimit” 1961, si dhe të një sërë veprash të huaja Olga tek “Rusalka”, Antonida në operën “Ivan Susain”, Marzhenka te “Nusja e shitur”, Violeta “La Traviata”, Jollanta në operën “Jollanda”, Suzana “Dasma e Figaros”, etj.

“Maria e entuziazmoi dhe e bëri për vete auditorin me zërin e kristaltë dhe me shtrirjen e gjerë vokale. Ajo ishte në gjendje të këndonte me qartësi, forcë dhe lirshmëri në çdo regjistër zëri....”. Ky është një ndër vlerësimet e shumta që kritika muzikore e asaj kohe bëntë për sopranon e madhe.   

Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj.

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik që ka zhvilluar deri tani 15-edicione, mban emrin e saj.
Festivali “Maria Kraja” që tashmë ka mbërritur ne ediconin e tij të 16-të ka dhuruara skenës operistike shqiptare dhe botërore, 45 fitues me pjesëmarrje nga të gjitha kontinetet.
 
Në datat 4 dhe 5 nëntor, në oren 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, yjet e rinj të skenës operistike botërore, por dhe disa prej drejtuesve më të rëndësishëm të teatrove europianë do të “takohen” pikërisht në këtë festival. Të parët për t’u ngjitur në skenë dhe për të performuar me vokalet brilante, ndërsa të dytë për t’i dhënë një shans të jashtëzakonshëm në karrierë.

Me një figurë të re në prezantim Enkelejda Kamani, fituese e edicionit të 15-të të “Maria Kraja”, ky festival i 16-të ka sjellë në Tiranë 15 konkurentë nga e gjithë Europa: 
1.   Lamia Beuque- Francë
2.   Rachele Raggiotti- Itali
3.   Maja Ceglar- Slloveni
4.   Nora Carrasco- Spanjë
5.   Krško Roman- Sllovaki
6.   Renisa Lacka – Shqipëri
7.   Perrine Madoeuf- Francë
8.   Stefano Sorrentino- Itali
9.   Yury Rostotsky- Rusi
10.  Funda Yaziksiz- Turqi
11.  Maria Eleni Striftompola- Greqi
12.  Ilona Mataradze- Gjerogji
13.  Cecile Achille- Francë
14.  Andreë Kymach- Rusi
15.  Klodian Kaçani- Shqiperi
 
Ndërsa në karriget e gjyqtarëve që do të përzgjedhin më të mirët e këtij ediconi këtë vit spakasin emra të rëndësishëm, si David POUNTNEY, Drejtor Artistik i Operas Kombëtare të Uellsit dhe Kryterar i Jurive të Festivalit, “BBC Cardiff Singer of the Ëorld”. Prezenca e tij në jurinë ndërkombëtare të këtij vitit, është një mundësi e shkëlqyer për atristët e rinj, që mund t’u jepet shansi për t’u bërë pjesë në një  nga kompeticionet më të njohura botërore në botën operistike.
Eva Kleinitz është një personalitet i shquar në muzikën operistike, aktualisht ajo është drejtore e një prej teatrove më të rëndësishme në Europë, Opera Stuttgart dhe Presidente e institucionin të “Opera Europa”  për Gjermaninë.

Olga Kapanina i përket brezit të ri të drejtorëve skenikë të operas ruse. Aktualisht znj. Kapanina mban rolin e drejtores së kastingut në teatrin e famshëm “Bolshoi” në Moskë.

Roç Ralf, Drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Opera në Slloveni. I njohur me pseudonimin the “Roç”, ai është një ndër perosnalitet më të spikatura sot në muzikës opersitike europiane.

Gjithashtu pjesë e jurisë Giovanna LOMAZZI, Zëvendës Presidente e festivalit “ASLICO” (Milano); Danusa LUKNISOVA, Menaxhere arti (Itali), Bettina FUNCK-BRETANO; CEO e organizatës ”Organisation Artistique Internationale” (Paris); Zana ÇELA, Drejtore e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (Shqipëri)
 
Ashtu si prej vitesh traditë e këtij festivali, konkurentët do të jenë pjesë e dy kompeticione  të inkuadruara njëkohësisht, ”Gara e arieve” ariet-margaritarë të operave boterore dhe “Gara e kengeve”-me repertorin më të famshëm të legjendave të këngës botërore. Këto dy kompeticione, do të shoqërohen live nga Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
 
Producentja dhe drejtoresha artistike e këtij Festivali, Inva Mula, do të rikthejë në këtë edicionin një çmim të rëndësishëm atë, “Singer of the Future, Nina Mula”. Një vlerësim që lidhet emocionalisht me nënën e saj, sopranon e madhe Nina Mula dhe që i jep mundësinë një artisti të ri, që të ngjitet me tej në karrierën operistike.
 
Por këtë vit pas disa viteve mungesë do të rikthen në skenën e “Maria Krajës” edhe elementet e spektaklit, me të ftuar të shumtë. Kjo sepse është diçka që publiku e dëshiron dhe i jep festivalit një tjetër lloj ritmi dhe energjie.

Edhe në këtë edicionin të 16-të ky Festivali i është besuar mjeshtrit Pali Kuke ne regji,  Bashkim Zahaj për skenografinë, dhe për të disatin vit me radhë dirigjentit italian, Leonadro Quadrini.

Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Maria Kraja”, edicioni i 16-të do të transmetohet prime-time në platformën “Digitalb”, në kanalin “T”.

marie kraja

marie kraja

marie kraja
  Ilona Mataradze

marie kraja
  Klodjan Kaçani

marie kraja
  Perrine Madoeuf

marie kraja
  Nora Beatriz

marie kraja
  Yury Rostotsky

marie kraja
  Stefano Sorrentino

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik