Holanda ka ekstraduar drejt Italisë, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Europë, shqiptarin Bledar Pajana, i njohur ndryshe edhe si “Mesi i Shqipërisë”. Një epitet që ndoshta i është vënë për driblimet që i bënte policisë, duke qenë se ka mundur t’i shpëtojë shumë herë.
Pajana është një prej narkotrafikantëve më të rëndësishëm të tregut europian të kokainës me një xhiro vjetore prej 100 milionë eurosh, është arrestuar në aeroportin e Hollandës, Eindovhen.
Sipas mediave italiane, Bledar Pajana, 38 vjeç, blinte drogën në Amerikën Jugore.Më pas me anije apo avionë e transportonte nga Madrid e Lizbonë drejt Italisë.
Sipas mediave italiane 38-vjeçari Pajana drejtonte një organizatë e cila arrinte të dërgonte në Itali rreth 200 kg kokainë në muaj, gati 2 ton e gjysëm drogë çdo vit.
Bledar Pajana ndodhej në Hollandë prej tetorit të kaluar, kur në Itali u ndaluan dy korrierë të tij të cilët po transportonin 20 kile drogë. Prej atij momentit Pajana fshihej mes Hollandës dhe Belgjikës deri në momentin e arrestimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com