“Mos eja në stadium se je ters” Ja
si Rama u përgjigjet komentuesve

Kryeministri Rama ka debatuar përmes komenteve në faqen e tij në Facebook me disa nga ndjekësit për ndeshjen me Spanjën, pasi njëri i ka kërkuar që të mos shkojë në stadium, pasi është ‘ters’.
 
Komentuesi i kërkon kryeministrit që të mos shkojë të dielën në stadium, pasi në të kundërt kuqezinjtë do të humbasin si Kosova me Kroacinë.
 Rama
Rama i është përgjigjur “Po kush po të pyet ty në fund të fundit”. Ndërsa një tjetër komentuesi kryeministri i përgjigjet “Jo do vij, se po s’erdha, do humbasim, e do jesh ti tersi pastaj”.
 Rama
Një tjetër ndjekës e pyet kreun e qeverisë për rezultatin e ndeshjes, nëse do të fitojë Shqipëria dhe Rama i përgjigjet “Po fituam edhe me Spanjën çfarë na mbetet tjetër për të bërë?”.
 Kryeministri Rama
Nuk kanë mundur edhe komentuesit që e kanë thumbuar me çështjen e kanabisit, teksa njëri prej tyre i kërkon rezultatin për ndeshjen, pasi sipas tij “drogën lërë se duket që po e kënaqni”.
 
Rama i sjell në vëmendje komentuesit raportin ku janë shkatërruar 99.8% e kanabisit dhe sipas kreut të qeverisë është njëlloj sikur të fitosh Kampionatin dhe të thonë pse hëngre dy gola në grup.
Rama

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A