“Muza e zezë” e Elina Dunit
në Prishtinë për ditën e muzikës

“Muza e zezë” e Elina Dunit<br />në Prishtinë për ditën e muzikës
Baresha e muzikës xhaz do të ndalet sërish në Prishtinë! Elina Duni, vajza e cila tashmë njihet për xhazin modern në Ballkan do të magjeps sërish publikun kosovar në ditën e muzikës, një traditë kjo fillimisht franceze, që tashmë kultivohet edhe në vende të tjera.

“Ideja e ditës së muzikës është që në të gjithë qytetin të ketë koncerte të stileve të ndryshme muzikore, dhe që gjithë koncertet të jenë falas. Është pra si një dhuratë e qytetit ndaj qytetareve. Unë jam shumë e lumtur që kjo ditë festohet tashmë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, dhe mezi pres të luaj prapë në Prishtinë të shtunën, ku publiku më emocionon gjithmonë”, ka shprehur Elina Duni për mediat.

Në kuadër të festës të muzikës, Ambasada franceze në Prishtinë organizon një koncert të hapur në sheshin “Nënë Tereza”, në të cilin do të interpretojnë artistja nga Shqipëria, Elina Duni, nën shoqërimin e këngëtarit Vlashent Sata. Koncerti do të mbahet më 21 qershor me fi llim nga ora 21:00 dhe dotë jetë i hapur për të gjithë publikun, ashtu si çdo koncert tjetër i “La Fete de la Musique”.

Kjo njëkohësisht do të jetë paraqitja e dytë e Dunit në Prishtinë për këtë vit, pasi që ajo mori pjesë në festivalin “DAM Fest”, ku promovoi albumin e saj “Muza e zezë”. Ndërkaq, së fundmi Elina Duni Quartet ka interpretuar në Festivalin e jazzit “Fort en jazz” në Francë. “Festa e muzikës” është organizuar nën kujdesin e Ambasadës franceze në Prishtinë, Alliance Française dhe komunës së Prishtinës.

elina duni

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Ndihesh sikur po e humb kohën kot? Katër taktika që do të të ndihmojnë për menaxhimin e saj

Ndihesh sikur po e humb kohën kot? Katër taktika që do të të ndihmojnë për menaxhimin e saj