SIRI - Numri i personave të vrarë nga luftimet në Siri rritet çdo ditë e më shumë. Në radhët e të vdekurve dhe të personave të cilët dhunohen atje nga regjimi i Assadit janë edhe shumë gra e fëmijë. Këtë gjë tregon edhe aktivistja për të drejtat e gruas, Majd Chourbaji nga Siria, e cila që prej dhjetorit të vitit 2012 është burgosur nga njerëzit e regjimit Sirian. 

Ajo është mbajtur e burgosur në një qeli prej 2 metra katrorë bashkë me 18 gra të tjera. 

“Ajo çka po ndodh në Siri është e tmerrshme, njerëzit po vdesin në heshtje”, deklaron Chourbaji për “Zërin”, e cila pak ditë më pare në Washington fitoi çmimin Ndërkombëtarë për Guximin, të shpërndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)