U arrestuan në flagrancë teksa tentonin të trafikonin për qëllime prostitucioni drejt Gjermanisë 2 vajza të reja, Gykata e Tiranës lë në burg dy motrat Qama dhe vendos masën e sigurisë detyrim paraqitje për taksistin. Në operacionin e Policisë së Tiranës u prangosën Ledian Gjonin, Ardit Shmillin të cilët gjykata i la në burg ndërsa Zamir Hoda që punonte si taksist i rekrutuar nga të dyshuarit e liroi nga qelia.

Më herët Prokuroria kërkoi 'arrest me burg' për 5 të dyshuarit përfshi dy motrat I dhe A.Q nga Skrapari dhe Ledian Gjonin, Ardit Shmillin dhe Zamir Hodën. 

Të dyshuarit dolën para gjykatës për t’u njohur me akuzën dhe kërkesën për arrest me burg, ndërsa para hetuesve ata kanë mohuar akuzat duke deklaruar se po shkonin drejt Kosovës për të kaluar si grup shoqëror një fundjavë.

Gjatë arrestimit policia mundi t’i sekuestrojë atyre dhe dy karta identiteti rumune të falsifikuara me të cilat dyshohet se drejt Gjermanisë nga aeroporti i Prishtinës do të udhëtonin vajzat e rekrutuara për qëllime prostitucioni.

(d.b/Shqiptarja.com)