TIRANE- Reforma në Drejtësi do të jetë vendimtare përsa i përket raportit që Komisioni Evropian do të ketë vitin e ardhshëm për Shqipërinë. Nëse parlamenti shqiptar do të realizojë këtë votim, atëherë raporteri Knut Fleckenstein do të shtojë vlerësimet pozitive për Shqipërinë duke dhënë edhe rekomandime për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër Fleckenstein ka shtuar se do të ketë dhe një tjetër vizitë në Shqipëri. Por këtë rradhë do të shoqërohet nga Eduard Kukan. Një vit më parë të dy eurodeputetët kanë detyruar politikën shqiptare të nënshkruajnë nismën për dekriminalizimin, që solli më pas dhe aktet ligjore për votimin në Kuvend.