Kompania më e madhe në tregun elektronik korean, LG së fundmi ka nxjerrë në treg një fshesë me korrent, "robotik" që njeh zërin tuaj dhe pastron shtëpinë me anë të komandave zanore në drejtim të personit që flet.

Kompania gjigante elektronike koreane thotë, se fshesa me korrent që njeh zërin e quajtur “Roboking”, mund të kuptojë disa komanda.

Përveç këtyre komandave, nëse pronarët duartrokasin dy herë, fshesa robotike pushon së punuari.

Mikrofoni i vendosur rreth fshesës e ndihmon kompjuterin e brendshëm te marrë komandat që i vinë nga përqark saj.

Kur një zë vjen nga jashtë për të shkuar drejt saj në brendësi të shtëpisë, pronarët thjeshtë duhet të thonë pastërti dhe ai do të vijë tek ata sa hap e mbyll sytë.

Pas kësaj shpikjeje, kompania ka vendosur se fshesa robotike të shitet në Kore për rreth 500 £.

Edhe pse disa pastrues robotik janë tashmë në dispozicion, LG thotë se versioni i saj është shumë më efikase.

Modeli i ri ka 10 përqind më shumë efikasitet në pastrim se modelet e mëparshme korresponduese.

(shqiptarja.com)