TIRANE- Struktura e re e Policisë së Shtetit, ka bërë që të ndryshojnë edhe disa reparte dhe komisariate. Në këtë mënyrë është shtuar edhe numri i punonjësve të policisë që nga rreth 9600 të tillë do të shkojë në 9915 efektivë. Kështu bëhet e ditur se, është shkrirë reparti RENEA, duke u kthyer në Komisariati i Policisë RENEA me qendër në Tiranë. Ky komisariat do të ketë 190 punonjës dhe do të funksionojë sipas strukturës së përcaktuar. Gjithashtu edhe Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, në Tiranë, Shkodër dhe Fier do të shkrihen. Në vend të tyre do të krijohen Komisariatet e Policisë së FNSH-së në qytetet respektive.

Mësohet se këto ndryshime janë bërë me qëllim që të jenë më efektivë në punën e tyre. Edhe pse do të jenë komisariate, këto struktura do të kenë një shtrirje më të gjerë se territorit i qarkut. Komisariati i Policisë RENEA do të shtrijë aktivitetin e tij në të gjithë vendin. Ndërkaq komisaratet e FNSH-së do të shtrijnë aktivitetin e tyre në zona të përcaktuara.

Ndryshime do të bëhen edhe në drejtoritë e Kufirit. Kështu nga 9 Drejtori është shkrirë njëra prej tyre, ajo e Dibrës duke u kthyer në Komisariatin e Kufirit në Dibër, nën varësinë e Drejtorisë së Kufirit të Qarkut të Kukësit. Ndërkaq, drejtoritë e mëparshme në Shkodër, Durrës, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan janë njësoj siç kanë qenë, me të njëjtin numër efektivësh ose me shtime sipas nevojave. Këtu janë shtuar disa fuksione të reja, që nuk kanë qenë më parë me qëllim funksionim sa më të mirë të struktës.

Gjithashtu ndryshime do të bëhen edhe në strukturën e Qendrës së Formimit Policor, ku do të suprimohen tre funksione organike. Në strukturën e re, thuhet se ikin teknik i mesëm dhe specialitete të ndryshme.
Në çështjet e informacionit policor ndërhyrje në rregullimin strukturor, për të bërë të mundur ngritjen e veprimtarisë informative të policisë në drejtim të ndërtimit dhe marrjes së informacionit policor. Sektori i rendit, patrullat, objektet, dhe këtu të futet edhe drejtimi i të miturve.  

Ndërkaq nuk ndryshon sektori i marrëdhënieve me publikun në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ato në qarqe. Me strukturën e re numri i punonjësve të sektorit që merren me median do të jetë i njëjtë dhe profili i pandryshuar.

Drejtoria me numrim më të madh të punonjësve do të jetë ajo e Tiranës. Në këtë drejtori që ka nën administrim edhe Kavajën në strukturë do të jenë 2322 punonjës policie apo të sektorit civil. Shumica e tyre do të jenë në Drejtorinë e Policisë, ndërsa pjesë tjetër e shpërndarë nëpër komisariate e rendit dhe atë rrugore.
Ndërkaq nuk janë bërë ndryshime nëpër drejtoritë e tjera të qarqeve duke lënë të njëjtën sturkturë punojësish.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)