Autoritetet në Sierra Leone po përballojnë një izolim tre ditor për të frenuar shpërhapjen e Ebolas, duke urdhëruar gjithë popullatën të qëndrojë në shtëpi.
 
Do të ketë vetëm dy orë lirim ditën e premte, për tu mundësuar lutjet besimtarëve muslimanë dhe një katër orësh për të krishterët të dielën.
 
Vullnetarët po shkojnë derë më derë, duke kërkuar për njerëz me shenja çrregullimesh dhe kujtuar të tjerët si të qëndrojnë të sigurt.
 
Qindra raste të reja po raportohen në Sierra Leone çdo javë.
 
Gjithsesi, tre vendet Afrikano Perëndimore të prekura më shumë nga Ebola, Sierra Leone, Liberia dhe Guinea kanë patur një reduktim të infektimeve në javët e fundit.
 
Kjo është hera e dytë që Sierra Leone po përballet me bllokimin kombëtar duke i kërkuar popullatës prej 6 milion njerëzish të qëndrojë në shtëpi.
 
Vetëm gjatë vitit të kaluar shpërthimi i sëmundjes ka vrarë më shumë se 10.000 njerëz në të tre vendet.
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)