XHENOVA - Anija Costa Concordia qëndron drejt pas një operacioni shpëtimi i bërë për hërë të parë. Ishte një proçes i gjatë shpëtimi ku u përfshinë shtyrje masive, kavo çeliku dhe një numër i konsiderueshëm punëtorësh.
"Mund të them që ishte një operacion perfekt"- tha Franco Porcellaçhia, drejtuesi i skuadrës teknike të shpëtimit në Costa Crochiere e cila drejtohet nga një firmë Amerikane. Shpëtimi i anijes filloi në orën 09:00 në paraditen e ditës së hënë. Gjatë mesnatës, pavarësisht disa pezullimeve të proçesit të shpëtimit për shkak të stuhive detare, anija u shkëput nga shkëmbijtë bregdetarë dhe u drejtua lart me një lëvizje prej 25 gradë.
"Kjo ishte një lëvizje e mjaftueshme për të nxjerrë jashtë ujin masiv që ndodhej brënda anijes dhe pas katër orësh anija ndodhej mbi platformë"-tha drejtuesi i skuadrës teknike të shpëtimit.
"Mbetet ende një marrëveshje pune për tu realizuar " - tha Franco Gabrielli, drejtuesi i institutit civil i autoritetit të mbrojtjes . Një operacion tjetër survejimi brënda anijes nëpërmjet kamerave të instaluara, do të paraqesë dëmin e shkaktuar brënda anijes dhe më pas do të vazhdohet të krijohen pjesët e nevojshme që nevojiten për rikonstruktimn e anijes.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com