“Skllave seksi”, Japonia i kërkon
falje Koresë së jugut pas 70 vitesh

“Skllave seksi”, Japonia i kërkon<br />falje Koresë së jugut pas 70 vitesh
Qeveria japoneze i ka kërkuar falje pas 70 vitesh Koresë së Jugut për gratë që shfrytëzoheshin si skllave seksi nga ushtarët japonez gjatë Luftës së dytë Botërore .

Gratë rrëmbeheshin nga shtëpitë e tyre dhe më pas dërgoheshin në të ashtëquajturat “komfort woman” ku rriheshin dhe përdhunoheshin nga ushtarët japonezë. Sipas qeverisë koreane rreth 410 mijë janë rrëmbyer  për këtë arsye.
 
“Ndjej keqardhjen për të gjitha ata që femra që u përdorëm si skllave seksi për dhimbjen, dëmet psikologjike dhe dëmet fizike që ato kanë përjetuar “, është shprehur kryeministri japonez.

Gjithashtu qeveria japoneze ka akorduar edhe krijimin e një fondi prej 7 milion e gjysëm euro për të kompesuar dëmet e bëra ndaj femrave .
 
Për vite me radhë kjo çështje ka qenë problemi më i koklavitur midis dy qeverive aziatike.

Redaksia Online
(XH.M/ shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’