100 qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë marrë pjesë në një aksion të radhës për ripërtëritjen e Parkut Kombëtar të Lurës të organizuar nga Ecovolis.
“Të gjithë për Lurën 4” është aksioni ku aktivistë e qytetarë mbollën dhjetra fidanë të rinj.
Në këtë aksion morën pjesë dhjetra aktivistë jo vetëm nga Tirana, por nga Shkodra, siç ishin anëtarët e organizatës EKO Mendje dhe nga Elbasani.
Deri më tani më shumë se 1000 aktivistë janë përfshirë në 4 aksionët “Të gjithë për Lurën” duke sjell shpresë për ringjalljen këtij parku me vlera të jashtëzakonshme.
Aktivistët shpresojnë që duke vijuar aksionet do të mund të nxisin edhe investime në Lurë për ta rikthyer në një destinacion turistik.
Tashmë, pas evidentimit edhe nga aktivistët pushteti vendor ka nisur punimet për rregullimin e rrugës që lidh Rrëshenin me Lurën, çka do të ndihmojë në rritjen e turizmit në këtë park.
Sipas tyre deri më tani janë mbjellë 3 mijë fidanë falë këtyre aksioneve por dhe mbështetjes nga kompani private.
Aktivistët thonë se janë të vendosur ta rikthejnë Lurën në parkun e dikurshëm dhe në 28 nëntor është planifikuar të zhvillohet aksioni i radhës.
[gallery]19516[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO