Djemtë e kombëtares shqiptare të futbollit e kanë zhvendosur festën dhe entuziasmin e kualifikimit në Europian, nga fusha e futbollit, në një nga lokalet e kryeqytetit. Mbrëmjen e djeshme, futbollistët tanë së bashku me stafin drejtues të FSHF dhe të tjera figura të njohura të ekranit, kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit nën shoqërinë e shampanjës, shisheve me alkool e purove kubaneze. 

Në 'zonën VIP' të arenës festive ishin të gjithë, duke filluar nga organizatori, Ilir Shulku, presidenti i FSHF Armand Duka, Alban Bushi, Erion Bogdani e të tjerë anëtarë të stafit të federatës .

Djemtë e kombëtares edhe pse kishin pothuajse 3 ditë që nuk vinin gjumë në sy, dukeshin të shlodhur dhe të vendosur që do ta shijonin mbrëmjen deri në fund. Pak nën ndikimin e alkoolit e pak nën atë të adrenalinës, futbollistët tanë e ndezën atmosferën me këngë e valle shqiptare, të kënduara live nga artistë shqiptarë si Aurela Gaçe, vëllezërit Prifti, Gena etj. 

Pas fitores së bujshme bukuroshët e kombëtares u kthyen dhe në shënjestrën kryesore të femrave, që gjarpëronin lart e poshtë ambienteve të lokalit për të bërë foto me lojtarët e tyre të preferuar. 

Sulmuesi Bekim Balaj që është dhe një nga beqarët më të lakmuar të skuadrës, sfidoi në këngë Aurela Gaçen dhe në forcë trupore, ndërsa filluan të bëjnë pompa të dy në mes të skenës.

Festa për kualifikimin historik ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit për kombëtaren shqiptare të futbollit. Një gjë interesante për tu veçuar gjatë kësaj mbremje ka qënë "sfida" që i ka shpallur kapiteni Cana këngëtares së mirënjohur Aurela Gaçe në këngë.

Aurelës i'u desh të këndojë me letër në dorë tekstin ndërkohë që ndiqeni si këndon Cana një këngë patriotike kosovoare që nuk kishte se si të mos e dinte edhe ta këndonte kaq bukur.