“TIME” zgjedh njeriun e vitit
asnjë prej liderëve të njohur

“TIME” zgjedh njeriun e vitit<br />asnjë prej liderëve të njohur<br>
Revista “TIME” ka zgjedhur si njeriun e viti Princin saudit të Kurorës, Mohammaed bin Salam, i cili sipas “TIME” është njeriu që ka patur më shumë ndikim gjatë vitit që lamë pas.

32- vjeçari ka marrë çmimin me 24% të votave, ndërsa në vend të dytë u rendit lëvizja “MeToo”, kundër sulmeve seksuale dhe ngacmimeve.

Princi 32- vjeçar i cili pritet të marrë frenat e drejtimi të vendit, duke marrë këtë çmim arrin Hillary Clinton, Vladimir Putin dhe Papën të cilët janë kurorëzuar për zgjedhje  e njerëzve të vitit nga revista “Time”.

Bin Salman ka premtuar të modernizojë Arabinë Saudite duke diversifikuar ekonominë larg nga varësia e saj nga nafta, duke liruar kufizimet në argëtim dhe duke reduktuar fuqinë e policisë fetare.

Princi ishte pas një goditje të çuditshme të korrupsionit në nëntor, që çoi në arrestimin e më shumë se 200 biznesmenë të pasur dhe anëtarë të familjes mbretërore në hotelin luksoz “Ritz Carlton”. Shumë prej tyre biznesmenëve të arrestuar kanë dhënë dhjetra miliona dollarë në këmbim të lirisë.

muhamend
(Mohammaed bin Salam)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool