Në një cermoni për prezantimin e pilotëve të rinj të dalë nga qendra e trajnimit të kompanisë ajrore “Turkish Airlines”, drejtues të kësaj kompanie u kanë kërkuar të gjithë pilotëve beqarë që të martohen sa më shpejt.
Duke marë parasysh aksidentin e rëndë të ndodhur pak kohë më parë, me avionin “Germanwings”, i cili u rrëzuar në Alpet Franceze dhe ku humbën jetën të gjithë pasagjerët e ndodhur në bord, ata theksojnë se shkak i aksidentit ishte statusi i pilotit dhe kjo i ka shtyrë ata tu kërkojnë këtë gjë të gjithë pilotëve beqarë.
“Mënyra e jetës së pilotëve, burra apo gra ka një rëndësi shumë të madhe”, mësohet sipas mediave turke të ketë thënë Temel Kotil gjatë kësaj ceremonie.
Duke komentuar rrëzimin e avionit “Germanwings” ai ka thënë se arsyeja e rrëzimit ka qenë ndarja e pilotit nga e dashura e tij. “Atëherë, ju lutem, miqtë e mi të shtrenjtë, u kërkojmë të gjithë pilotëve tanë beqarë të martohen”, ka theksuar Temel Kotil.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com