MANHATTAN- "Universiteti i Ritmit" u bë zyrtarisht programi i parë i artit performues në Manhattan në 50 vitet e fundit. Drejtori i shkollës, Jorge Cacheiro thotë se shkolla do të ofrojë një kurrikulum origjinal dhe një eksperiencë unike për të gjithë studentët.
 
“Ajo çka është vërtet speciale është shpirti i risive dhe i imediates. Dhe natyrisht një nivel i lartë i fakultetit, këshillimit dhe investimeve të vazhdueshme tek studentët” shprehet ai.

Cacheiro shton ndër të tjera se nuk pretendojnë të konkurrojnë univeristetin e Julliard të New York-ut, por duan të adresojnë urgjencën e tregut në industrinë e zbavitjes. “Është një model krejt ndryshe nga modelet e zakonshme të akademisë, si ata qindra shkolla teatri të hapura në të gjithë vendin. Ndryshimi është se ata përgatisin studentët për shkollën e lartë, ndërsa ne i përgatisim studentët tanë për të dalë direkt në punë” përfundon Cacheiro. Shkolla në shumë pak kohë prej ditës kur u hap ka arritur në mbi 3 mijë aplikime për secilën degë.
 
Një prej studentëve Gabby Bryan tha se larmishmëria e kurseve ishte ajo çka e tërhoqi në këtë universitet.
 
“Më pëlqen shumë programi, shprehet ajo. Asnjë shkollë tjetër në vend nuk ka një program të tillë, ku mund të udhëtosh dhe të shohësh teatro nga e gjithë bota. Më e veçanta në këtë shkollë është se kemi mësues nga vende të ndryshme për secilën lëndë, siç është drejtori apo koreografi që janë nga Rumania. Është një eksperiencë vërtet mbresëlënëse të provuarit e teknikave dhe teatrove të ndryshme këtu”, ka përfunduar Bryan.
 
“Ajo çka ne presim nga studentët tanë”, thekson Cacheiro, është të paturit një personalitet të veçantë. “Ne duam që kur ata të hyjnë në shkollën tonë të ndriçojnë dhe pasqyrojnë gjithë talentin e tyre, në mënyrë që ne të punojmë dhe t’i trajnojmë për t’i perfeksionuar duke i kthyer në profesionistë të vërtetë, pasi kjo është ajo çka kërkon industria amerikane” ka përfunduar drejtori i “Pace University”.
 
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)