“Vajzat e Thumb” bëjnë
të qaj Adelina Tahirin live
Kush është këngëtarë dhe kush është performues duket një diskutim i vështirë në tregun e sotëm të muzikës sonë. Tanimë duket se çdo njeri mund ta quaj veten këngëtarë edhe pse shumicën e kohës këndon
Kush është këngëtarë dhe kush është performues duket një diskutim i vështirë në tregun e sotëm të muzikës sonë. Tanimë duket se çdo njeri mund ta quaj veten këngëtarë edhe pse shumicën e kohës këndon me “playback”, pra shkurt nuk këndon, por luan buzët. Por t’ia thuash këtë të vërtetë një këngëtari live, në një studio televizive nga gazetarët nuk para ndodh shpesh.
Këtë mission e kanë kryer në “Top-shoë mag” vajzat e Thumb, Aulona dhe Fatma, të cilat në përfundim të gjithë kritikës së tyre dhe vënies në pah të fakteve, kanë shkaktuar lot tek këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Adelina Tahiri. Ajo që e ka ngacmuar më shumë, duket se ka qenë Fatma, e cila i tha Adelinës se në fakt ajo nuk është këngëtare e mirëfilltë, duke qenë se edhe në studio këndoi me playback, por është së pari performuese.
Fatma u drejtua me fjalët “ti nuk je këngëtare, ti je performuese, sepse nuk këndon live”, ndërsa Adelina Tahiri u përgjigj se ajo vjen nga një familje artistësh dhe se media nuk merret me karrierën e saj por me gjoksin. Ndërsa Fatma ka shkuar më tej duke e vënë në një pozicion të vështirë vajzën bukuroshe “ Ti ke një zë të mesëm, mediokër dhe kur vjen e veshur me pantallona lëkurë dhe një rrip në studio, nuk këndon live dhe vetëm kërcen, normale që me gjoksin do merren”.
Dhe kjo ka bërë që kur Adelina të çohej për të performuar t’I kishte sytë me lot, e ndërsa në kohën e publicitetit filloi të qante. Ndërsa Aulona e ka ngacmuar me një pyetje për jetën e saj private nisur nga pohimi i bërë shpesh në media nga ana e këngëtares; “Ende nuk të lë mami të kesh të dashur?”.
Ajo që mund të komentojmë përveç shout që arrin të sigurojë një emision live, është se shpesh disa të vërteta duhen thënë dhe se artistët duhet ti marrin më me sportivitet kritikat, pasi të qash në krahët e mamit praktikisht nuk zgjidh asgjë. E në fakt, po, arti nuk është një fushë me lule!
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
13/2
Sondazhi i ditës:
9 Nëntor, 11:21
A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?
-
Po
28.7%
-
Jo
64.6%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2767
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ukraina: Nuk kishim informacion për telefonatën mes Trump dhe Putin
10 Nëntor, 22:58
-
A ka ndonjë plan Egla Ceno për fëmijë? Aktorja: S’do doja të më ndodhte më
10 Nëntor, 22:53
-
VIDEO/ Calhanoglu 'engjëll dhe djall', Interi barazon 1-1 kundër Napolit në 'Meazza'! Ekipi i Contes mban kreun
10 Nëntor, 22:40
-
Alban Daci: Më mirë vetëm se i keq shoqëruar
10 Nëntor, 22:19
-
Trump dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike
10 Nëntor, 22:18
-
Berisha shpërthen sërish ndaj Dumanit: O llum, o horr, faqezi, je i Xhorxh Sorosit
10 Nëntor, 22:02
-
Lista/ Dy ndeshjet e Kombëtares U-21, Alban Bushi zbulon 'Shpresat' kuqezi
10 Nëntor, 21:57
-
Lufta në Ukrainë/ Washington Post: Trump foli me Putin për një zgjidhje të shpejtë
10 Nëntor, 21:53
-
Ben Blushi hap ‘kasafortën’ e sekreteve! Esencë-Report Tv
10 Nëntor, 21:36
-
'Brenda pelegrinazhit në Mar-a-Lago', BBC: Trump do të mbledhë administratën e re pas dyerve të pasura
10 Nëntor, 21:28
-
Dy ditë pasi u rizgjodh president, Trump telefonoi Putin: Ndaloni përshkallëzimin në Ukrainë
10 Nëntor, 21:21
-
Liga e Kombeve/ Fillojnë ditët kuqezi, Kombëtarja nis grumbullimin! Futbollistët e parë që mbërritën në Tiranë (VIDEO)
10 Nëntor, 21:13