Data 7 nëntor është afati i fundit ku çdo gjyqtar e prokuror duhet të depozitojnë formularët për rivlersimin e pasurisë pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë në kuadër të “Vettingut”.

Burimë për Report Tv nga ILDKPI bënë me dije se kur kanë mbetur edhe 13 ditë nga ky afat më pak se 50 e subjeketeve e kanë kryer këtë proces dhe mes tyre që ende nuk kanë depozituar deklaratën janë gjyqtarët kushtetues, të lartë dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Kur kanë mbetur dhe 13 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar për dorëzimin e dokumentave për justifikimin e pasurisë në kuadër të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve njohur si “Vettingu” pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive këtë proces e kanë kryer deri më tani jo më shumë se 400 nga 800 prokurorë e gjyqtarë në të gjithë vendin.

Report Tv është ndalur këtë të martë pranë ILDKPI ku prej orëve të para të mëngjesit prokuror e gjyqtar paraqiten për të depozituar dokumentacionin justifikues.

Ndër personat që ende nuk kanë depozituar personalisht sipas procedurës dokumentacionin e justifikimin e pasurisë rezultojnë kryeprokurori Adritaik Lllalla dhe gjyqtarët të gjykatës kushtetuese asaj të lartë dhe shumë gjyqtar e prokuror nga rrethet.

Referuar nenit 24 të ligjit për Rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ata kanë 30 ditë afat që nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
neni 24
(Neni 24)

Por si dorëzohen dokumentat?
Çdo subjekt i këtij ligji paraqitet personalisht pranë protokollit të ILDKPI dhe siç shihni nga pamjet teksa një prej prokurorëve depoziton materialet ai duhet të jetë personalisht i pranishëm dhe midis subjektit dhe protokollit mbahet një akt për numrin e fletëve dhe dokumentacionin e depozituar.

(d.b/Shqiptarja.com)