“Vllaznia”, Gjici përplas Voltana
Ademin me tifozët shkodranë

“Vllaznia”, Gjici përplas Voltana<br />Ademin me tifozët shkodranë
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ndodhet mes dy ‘zjarreve’, presionit të tifozëve dhe ofertës nga njeriu i ‘gabuar’ për Vllazninë. Dëshira e Safet Gjicit për të marrë drejtimin e ekipit të Vllaznisë, nëse largohet nga Kukësi duket se do të jetë e vështirë që të realizohet.

Përmes një interviste për gazetën ‘Shqiptarja.com’ Ademi i është përgjigjur letrës që i kanë drejtuar tifozët e Vllaznisë dhe interesimit të Gjicit për të marrë presidencën e kuqebluve, duke e cilësuar ofertën spekullim mediatik.

Oferta e Gjicit
Presidenti aktual i Kukësit, Safet Gjici pas incidenteve në ndeshjen e vlefshme për Europa League përballë Legias së Varshavës deklaroi se mund të tërhiqej nga drejtimi i dy herë nën kampionëve të vendit për shkak të incidenteve të përsëritura me sjelljen e tifozëve.

Ndërsa në media deklaroi se është i interesuar për të marrë drejtimin e ekipit të Vllaznisë së Shkodrës nëse do të arrihet akordi mes palëve. Oferta e Gjicit e vendosi me ‘shpatulla pas murit’ kryetaren e bashkisë Ademi, pasi që të plotësojë dëshirën e tifozëve duhet të negociojë dhe t’i ‘falë’ Vllazninë kundërshtarit politik.

Letër Voltanës     
Tifozët e ekipit të Vllaznisë i kanë drejtuar dje një letër të hapur kryetares së bashkisë, Ademi ku i kërkojnë që të mos hezitojë dhe t’ia japë ekipin atij që ka shfaqur interes, në rastin konkret, Gjicit, pasi një lëvizje e tillë do të hiqte sipas tyre edhe një ‘barrë’ të madhe duke dëgjuar edhe qytetarët.

“Drejtuar Kryetares së Bashkisë Shkodër Znj.Voltana Ademi! K.F Vllaznia Shkodër është vlerë e qytetit. Ka 5 vite që Vllaznia po keq menaxhohet. Ne ju kërkojmë zonja kryetare që mos hezitoni po jepja Vllazninë atij që ka shfaqur interes për të mirën e Vllaznisë. Gjatë fushatës elektorale t’i përfshive dhe Vllazninë, nëse dëshiron me mbajt këtë premtin ke rastin me të mirë si ju që të hiqni një "barre" të madhe kundrejt qytetarëve të Shkodrës po ashtu dhe për të mirën e Vllaznisë!

Vendimi ju takon juve zonja Ademi por do ju lutesha me gjithë zemër që kësaj herë të paktën vetëm njëherë dëgjo qytetarët tuaj dhe tifozët e Vllaznisë... Shpresojmë që për të mirën e të gjithëve të na plotësosh këtë dëshirë që populli kërkon”, mbyllet letra.

Kryetarja konfuze
Pas interesimit të Gjicit dhe kërkesës së tifozëve, ‘Shqiptarja.com’ kontaktoi me kryetaren e bashkisë duke i marrë një prononcim për herë të parë për atë që po qarkullon. Ademi shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori dhe se gjithçka është spekulim mediak.

“Nuk kam asnjë ofertë dhe projekt nga dikush për ekipit e futbollit të Vllaznisë. Nuk kam koment për emrin që po qarkullon në media se ka shfaqur interesim për Vllazninë. Unë akoma nuk e kam marrë detyrën, por i siguroj tifozët se do të mbaj pretimet që kam dhënë në fushatë për ringritjen e ekipit të futbollit dhe jam e gatshme të shqyrtoj ofertat që do të paraqiten”, deklaroi Ademi. 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari