Lë gruan dhe djalin 2-vjeçar për princeshën Beatrice (FOTO)

Lë gruan dhe djalin 2-vjeçar për princeshën Beatrice (FOTO)

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi

Princesha Beatrice është fejuar me italianin Edoardo Mapelli Mozzi, pas një romance që zgjati prej disa muajsh.

Ajo deklaroi se ishte kaq e lumtur dhe se mezi po pret të martohet.

Vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut u fejua me Mozzi-n në Itali, ndërsa ceremonia martesore  do të mbahet vitin e ardhshëm.

Beatrice kishte veshur për ceremoninë një fustan me lule 700 euro të markës “Zimmerman”, mbante një byzylyk Carier, që kushton rreth 3.000 mijë euro dhe unazë “Shaun Leane” 3.5 karat, me vlerë 100 mijë paund.

Historia e romancës së tyre është e mbushur me mistere dhe prapaskena.

Edoardo ka qenë i martuar me Dara Huang dhe ka një djalë 2-vjeçar me të dhe dyshohet se ai nisi të dalë me Princeshën 31-vjeçare gjatë kohës që ishte bashkë me familjen.

Madje kur lidhja e tyre u zbuluar, u përfol se Beatrice ishte shkaktarja që Mozzi i dha fund martesës dhe u nda nga bashkëshortja.

Ata nuk kanë folur për këtë fakt, por burime pranë Mozzi-t e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se ai kishte 6 muaj që ishte ndarë nga bashkëshortja, kur nisi të frekuentohej me Princeshën.

Princesha Beatrice i dha fund marrëdhënies 10 vjeçare me ish-partnerin e saj David Clarke.

Ora 18:38
Lë gruan dhe djalin 2-vjeçar për princeshën Beatrice
1/7
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

    Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg