Lefter Maliqi kandidati i parë i Partisë së Lirisë në Primaret e Berishës: Ta fitojmë bashkinë e Kuçovës dhe t’ua kthejmë qytetarëve

Lefter Maliqi kandidati i parë i Partisë së Lirisë në Primaret e Berishës: Ta fitojmë bashkinë e Kuçovës dhe t’ua kthejmë qytetarëve

Lefter Maliqi është kandidati i parë nga Partia e Lirisë që kandidon në primaret e Berishës për Bashkinë Kuçovë. Përmes një postimi, Maliqi shkruan se sfida e 14 majit është të fitojnë Bashkinë dhe t’ua kthejnë qytetarëve.

“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë  Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore:, shkruan Maliqi.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Miratohen kandidaturat për primaret në 18 bashki! Deputeti Zef Hila në garë për Vaun e Dejës! Lefter Maliqi kandidati i parë nga Partia e Lirisë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë