Nga studioja e Report TV, ish deputeti Lefter Maliqi shpalli kandidaturën zyrtare nga radhët e opozitës për të garuar në zgjedhjet vendore në Kuçovë.
I ftuar në emisionin Studio Live, ai tha se ka dakordësinë e plotë edhe nga Ilir Meta dhe nga Sali Berisha
“Do të jem kandidat zyrtar dhe do të jem kryetar i bashkisë së Kuçovës me një fitore të thellë e të padiskutueshme. Kuçova do të kthehet në qendër zhvillimi, në kantier ndërtimi. Edhe nga Meta dhe Berisha është dakordësia e plotë.” tha ai
Ai akuzoi Partinë Socialiste dhe drejtues të Bashkisë që kanë bërë ‘çdo marrëveshje nën rrogoz’ që ai mos të jetë kandidat. Nga ana tjetër, ai sqaroi se nëse PL nuk propozon emrin e tij, ai do të vazhdojë betejën për kryetarin e bashkisë.
"Të vetmit që intereresohen të mos jem unë kandidat janë Partia Socialiste dhe drejtues të bashkisë të cilët janë gati që të bëjnë çdo marrëveshje nën rrogoz që Lefter Maliqi të mos jetë kandidat. S’ka demokratë që kanë dalë kundër. Nëse emri nuk shkon nga forca politike e Partisë së Lirisë atëherë unë do shoh angazhimet e mia për të qenë kryetar i Kuçovës me një fitore të thellë” tha Maliqi
Duke e cilësuar vitin 2027 si një vit vendimtar për opozitën e bashkuar, Maliqi nënvizoi se nëse humb faji do t'i mbetet atij.
“Nëse e humb Bashkinë e Kuçovës, faji është I imi’ tha ai
Komente











