Bastet sportive, Shyti: FSHF të dalë me një plan për legalizimin, diskutim i vonuar! Federatës t'i lihet vetëm menaxhimi, fitimet t'i ndajë me shtetin

Ish-kreu i basteve sportive dhe njëkohësisht ish-zv.ministër i Arsimit dhe Sportit, Artan Shyti, thotë se është pro hapjes së tyre online, me qëllim që shteti dhe sporti të përfitojnë prej kësaj në një kohë kur edhe pse janë të ndaluara luhen në faqet e huaja. Për Report TV, Shyti sqaron se ministria e Arsimit dhe kërkesa e FSHF-së për ti legalizuar është e vonuar, por nëse paratë shkojnë për sportin atëherë do jetë diçka pozitive.

“Nëse qeveria ka ndërmend ti trajtojë dhe ka nevojë për shtysë nga sporti është pozitive. Sporti vet nuk u anguzhua fare për ti thënë qeverisë që nuk duhet ti mbyllnin, që të legalizoheshin para disa viteve, për të shmangur ata persona që iu kthyer në ves. Ka një kategori që tani me mbylljen luajnë më tepër dhe kjo nuk solli ndonjë rregull. Veset nuk largohen duke mbyllur fizikisht godinën, por duke edukuar. Bastet vazhdojnë frymëzojnë dhe kanë kaluar në nivel digjital. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se nuk dihet ku shkojnë paratë tani që nuk i ka shteti. Legalizimi duhet të ishte bërë që atëherë kur u mbyllën, jo sot.

Kompanitë e basteve janë mbyllur të gjitha, por teknologjia ka bërë të mundur që të luash në kompani të tjera në botë. Është e pamundur ti mbyllësh. Tani thjeshtë shteti ka dalë jashtë loje dhe dikush kapet ndonjëherë, por kjo nuk e zgjidh situatën. Është ves si duhani, që djegin 600 milionë euro në vit, por nën 18-vjeç nuk mund ta pinë. Ose e njëjta gjë vlen dhe për alkoolin. Pra reduktohet, por nuk mbyllet. Pra edhe Amerika nuk ia arriti me alkoolin dhe është zgjedhur edukimi. Njerëzit që duan një emocion më tepër nga sporti ateherë nuk kemi pse i ndalojmë, përsa kohë ka një masë,”-tha ish-zëvëndes minsitri i Arsimit dhe Sportit.

Shyti kritikon Federatën Shqiptare të Futbollit për mënyrën se si kërkon të hapë bastet sportive, duke ia kërkuar shtetit pa patur ndonjë projekt.

“FSHF është si ankimet e kalajamve, sepse tani iu duhet lodra në dorë. Është e komplikuar ti thuash shtetit hapni bastet se kështu dua unë. Nëse shteti do në rregull, por nëse s’ka plan ta hapi dhe ti i thua ta hapi kjo është e paefektshme. Shtetit i dërgohet një material, një projekt, bisedohet pa e ditur të gjithë, në takime informale. Kur bien dakord palët atëherë njoftohet edhe kërkesa. Duan të dalin të mirë para sportit, duke e bërë shtetin të keq. Është si me ligjin e sponsorizmit kur thonin bëje siç e Ka Kosova. Nëse qeverisë i çon materiale të plota, të bazuara, qeveria përgjigjet pozitivisht si me sportin në shkolla, si me investimet në stadiume. Kur ka projekte qeveria i bën, por i duhet kërkuar siç duhet,”-deklaroi ai.

Sipas Shytit federata e futbollit duhet të kërkojë hapjen e basteve, vetëm online është mundësia sipas ministrisë së Arsimit, duke paraqitur një projekt për ti menaxhuar ato dhe të ndajë me shtetin fitimet.

“Nëse happen kampionati shqiptar mos të jetë në baste. Ta bësh ti si federatë dhe ti japësh shtetit 20% përqind. Jo të presësh ndihmë nga shteti. Drejtuesit e federatave për këtë punë janë. Për të gjeneruar ide, projekte, që gjenerojnë para, se për detaje teknike janë specialistët sportiv. Duhet që një licensë ta ketë federata. Të ndërtohet një kompani që të jetë në çdo qytet dhe të bashkpunojë me klubet atje. Nuk ka asgjë të parealizueshme. Jo të merret federata me bastet, por ti menaxhojë ato.

Ky shtet është sensibël kur di ta paraqesësh projektin. Këto para në vend që të mos shkojnë në drejtime të padituara le të shkojnë për sportin se janë shumë të nevojshmë,”-përfundoi Shyti.

Në kuadër të legalizimit të tregut, Kushi priti pak ditë më parë në një takim përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kreun e saj Armando Dukën, i cili ka kërkuar hapjen e basteve sportive të mbyllura që prej 2018. Sipas tyre bastet duhet të hapen dhe minimuni 70% e të ardhurave nga bastet ti kalojë sportit.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë