Elton John ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj legalizimit të marijuanës në Amerikë dhe Kanada. John gjatë një interviste për revistën “Time”, ka folur për eksperiencat e tij me drogën në të kaluarën dhe ka prezantuar pikëpamjet e tij për këtë çështje. Gjithashtu John nuk ka hezituar në të kaluarën të flasë hapur për betejën e tij me varësinë dhe të ndihmojë artistët e tjerë të kapërcejnë vështirësi të ngjashme.
Siç ka raportuar revista Time, që kur ka arritur të rehabilitohet, ai ka qëndruar pranë shumë kolegëve të tij. Mes tyre Eminem, të cilin ai e mbështeti me vendosmëri, por edhe Robbie Williams, të cilin e inkurajoi të vizitonte për herë të parë një qendër detoksifikimi. Ai vetë pranoi se kontakti i tij i parë me drogën ishte në mesin e viteve 70, kur provoi kokainën përmes partnerit dhe menaxherit të tij të atëhershëm, John Reed. Kjo përvojë ishte fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me varësinë, që ndikoi thellë në jetën dhe marrëdhëniet e tij.
“Këmbëngul se është problematike. Të çon në droga të tjera. Legalizimi i marijuanës në Amerikë dhe Kanada është një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohërave. Është e vështirë t’i thuash dikujt se është f*** dhe është e vështirë të dëgjosh. Më në fund bëra zgjedhjen të pranoj se jam f***. Ju merrni vendime të tmerrshme me drogën. Doja shumë dashurinë, por merrja pengje. Unë do të shihja dikë që më pëlqente dhe do të kaloja tre ose katër muaj me ta dhe më pas ata do të më hidhëronin sepse nuk kishin asgjë në jetë përveç meje. Më vjen shumë keq kur mendoj se sa njerëz mund të kem lënduar,” tha John.