TIRANË - Lulzim Basha ishte sot i ftuar në ‘Studio Live’ komentoi reagimin e ambasadës amerikane, e cila refuzon çdo bashkëpunim me personat e sanksionuar "non grata". Basha theksoi për Arbër Hitajn se kjo nuk është diçka e re, por një vazhdim i qëndrimeve të mëparshme ndaj Sali Berishës.
Ai akuzoi Berishën për manipulimin e militantëve dhe përpjekjen për të mbajtur pushtetin përmes aleancave me Edi Ramën. Basha theksoi se Berisha ka hequr çdo shpresë për fitore dhe ka përfunduar me një bilanc negativ pasi i përdor demokratët për interest e tij personale.
“Nuk ka asgjë të re. Ka të re vetëm për ata që vazhdojnë të manipulojnë, ose përpiqen të manipulojnë militantët për t’i mbajtur pas vetes, ndërkohë që vet Berisha e ka shprehur qartë se çfarë dëshiron të arrijë në këto zgjedhje. Kur ka hequr çdo shpresë për fitore, të paktën ka qenë i sinqertë kur ka thënë që “është ‘Makbethiane’ të fitosh me Edi ramën”. Dhe kur ka vendosur të kthehet në mburojën e Edi Ramës. Pra, për çdo demokrat që ka pasur ndonjë fije shpresë apo ka mbjtur veten me gajret se me të vërtetë ato që deklaroheshin nga zoti Berisha do të bëheshin të vërteta. Kjo shpresë nuk ekziston më.
Basha thotë se Berisha po tenton të nënshtrojë sa më shumë demokratë ndaj kauzës së tij personale, ndërkohë që nga ana tjetër bashkëpunon me Ramën, qeveria e të cilit është më e inkriminuara në 34 vite.
'Dhe kjo deklaratë e SHBA nuk është më asgjë tjetër vetëm vijim i qëndrimeve. Ndërkoh që nuk duhet të harrojmë që përveç problemeve të hapura me SHBA, zoti Berisha sapo ka mbyllur me bilanc negativ me veten e vet edhe gjyqin në Britaninë e Madhe. Pra, kjo strategji e mbajtjes në fokus të problematikës personale me shpresën se kjo do të zgjidhet, nuk është gjë tjetër veçse një efejt anësor i strategjisë që ai ka zgjedhur. Një strategji për të nënshtruar sa më shumë demokratë dhe opozitarë, interesave të tij personale, kauzës së tij personale. Kjo është tragjedia jo vetëm e opozitës, të PD, demokratëve dhe vendit sot. Edi Rama e ka mbushur kupën në çdo aspekt. Nuk ka pasur në këto 34 vite një qeveri më të inkriminuar, më të lidhur me krimin, më të kapur me krimin se ajo e tij.'
Në këtë bashkëpunim sipas Bashës, janë përfshirë edhe shumë sektorë të fuqishëm të shoqërisë si mediat që i mbajnë ison nga mëngjesi deri në darkë kësaj dysheje.
'Më të korruptuar dhe në dëm më të drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare të shqiptarëve, tek fëmijët e shqiptarëve, tek shpresat e shqiptarëve për ndryshim. Dhe nga ana tjetër një pjesë e madhe e mediave që janë pjesë e ekosistemit Rama-Berisha, vazhdojnë merren nga mëngjesi deri në darkë me thagmat që këpusin këta ditë për ditë, e në veçanti zoti Berisha” – u shpreh Basha.
Lulzim Basha komentoi në Studio Live edhe mbledhjen e pritshme të dy parlamenteve Shqipëri-Kosovë më datë 20 dhjetor në Prishtinë. Sipas tij, ky eveniment mund të jetë një keqpërdorim elektoral, pasi koha ka nevojë për vepra mes dy vendeve dhe jo për fjalë.
Më tej ai theksoi edhe një herë si janë refuzuar në parlament propozimet e tij për ndihmë me 50 mln ndaj Kosovës, dhe opozita nuk e ka ngritur fare si shqetësim.
'Mbledhja e qeverive ndonëse nuk ka prodhuar rezultat, nuk ka ndodhur. Shumëkush ka ngritur pikëpyetje mbi këtë eveniment, jo pak edhe për keqpërdorimin elektoral të një sesioni të tillë. Nuk është koha për dukje. Por për vepra. Vë në pah bashkëpunimin e Ramës dhe Berishës. Kam çuar një projekt propozim për një ndihmë jetike për Kosovën, për 50 mln euro. Kjo shumë e përballueshme duke shmangur shpenzimet abuzive. Edi Rama nuk e çon, e sheh në optikën e luftës politike. Por Berisha nuk ka ngriture zërin.
I bllokojnë këtë amendament dhe për SPAK. bllokojnë ligjin për vettingun e politikanëve. Për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Bandë hajdutërie me në krye Ramën, ka në krye një bandë me mburojë Sali Berishën. Në Prishtinë mbahet një sesion turpi ku parlamentarët nuk do shkojnë ose shkojnë kokëulur. Vetëm nëse çojnë amendamentin tim për Kosovën, dhe e nxjerrin nga teatri i ndryrë politik një çështje të shqiptarisë.'
Lulzim Basha i ftuar në 'Studio Live' evidentoi dy grupimet që i shkojnë pas Sali Berishës. Të parët sipas tij janë militantët kamikaz, ndërsa pjesa tjetër janë ata që luajnë rolin e hipokritit.
'Një pjesë që shkojnë tek Berisha kanë zi, e maskojnë si betejë për parime. Ata që kanë shkuar pas kanë shkuar si kamikaz. Kur bën këtë rol njerëzit po largohen protestë pas proteste. Grupi i dytë ka pranuar të luajë rol si hipokritë. Gjithçka që bëhet për të ndihmuare Berishën bëhet për të ndihmuar Edi Ramën. Është zhytur në një hipokrizi por do ketë datë skadence më të shpejtë sesa kamikazët. Demokratët meritojnë një përpjekje serioze për të shkulur një qeverisje të korruptuar. Këtë përpjekje e ofrojnë demokratët euroatlantike.'
Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për një bashkëpunim me Sali Berishën për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Sipas tij kjo do ishte një tradhti e hapur ndaj qytetarëve.
'Të bashkëpunosh me Berishën si të kapësh veshin e majtë me dorën e djathtë për të bashkëpunuar me Edi Ramën. Bashkëpunim me bashkëjetuesin politik të Edi Ramës. Do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve. kjo do ishte fatale për demokracinë shqiptare. Duan të rikthejnë monopolin. Jemi këtu për të bërë gjithçka që ky skenar të pamundësohet.'
Po ti me ke je në aleancë? Me të dy. Ramazanin dhe Berishën që të prezantoi me KOPin e famshëm.
Përgjigju