Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatat kaotike që opozita krijon në Kuvend, deri në përplasje fizike. Një gjë e tillë, tha Rama, nuk lejohet tolerohet në asnjë Kuvend demokratik. Ai theksoi se legalizimi i rrugaçërisë në sallë krijon nxitje të urrejtjes dhe është bashkëfajësi. Sipas kryeministrit, masat për situata të tilla duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja
“Në asnjë kuvend demokratik nuk tolerohet jo ndërhyrja fizike, po goditja në dinjitet e atyre që janë atë të pranishëm, nuk është liri fjale, në këtë pikë masat duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja, asgjë më shumë, asgjë me pak. Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëveprim dhe bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre të rejave dhe të rinjve që ndjekin kuvendin e Shqipërisë, është një goditje në nivelin psikologjik, edukativ, është një goditje në aspektin social sepse krijon vetëm nxitje të urrejtjes dhe vetëm zgjerim të hendekut të pamerituar për shqiptarët që e ka hapur dhe e gërmon politika. Ajo pjesë e politikës që ne për fat të keq se kemi dot përballë, por mbrapa duke u përpjekur me të gjitha llojet e metodave që të na pengojë të vazhdojmë para”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend me 100 deputetë! Kaosi i PD? Asnjë tolerim rrugaçërisë, të marrë fund












