Legjendat e kombëtares kuqezi bëhen bashkë: 20 vite janë boll, duhet ndryshim në FSHF

Legjendat e kombëtares kuqezi bëhen bashkë: 20 vite janë boll, duhet ndryshim në FSHF

Sokol Kushta, Erion Bogdani, Ervin Fakaj dhe Rudi Vata

TIRANË- Jo vetëm brenda radhëve të shoqatave të Futbollit, jo vetëm media dhe opinioni publik, jo vetëm vendime gjykatash që i bëjnë nul proceset e votimit, por thirrja e fortë për Armand Dukën që 'boll është boll' dhe duhet ta lërë të sportin ne vend të marrë frymë i vjen edhe nga ata që i dhanë me shumë se gjithë të tjerët ngjyrave kuqezinj.

Ish futbollisti i kombëtares Erion Bogdani thotë se sporti ka shumë problematika dhe se ato duhen zgjidhur me transparencë.

"Çfarë na mungon për ta ngjitur Kombëtaren në nivel të lartë pasi lojtarët i kemi? Duhet të shikojmë që të forcojmë një repart siç është mesfusha, pasi nuk është në nivelin e mbrojtjes apo të sulmit. Duhet të jenë sa më në formë në ekipet e tyre dhe të përshtatshëm për ekipin kombëtar. Mendoj që portën e kemi të siguruar, mbrojtjen me Ismajlin, Kumbullën, Gjimshitin, por edhe Veselin, kemi Hysajn dhe them se mbrojtja është e blinduar. Gjithashtu, edhe në sulm, bashkë me Brojën formojnë një repart të shkëlqyer", tha Bogdani në një intervistë për emisionin “Sport News”.

Ish-kapiteni kuqezi, Rudi Vata kërkon largimin e Dukës. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Shkodrës legjenda e futbollit shqiptar tha se dëmi që i është bërë futbollit në këto 20 vite është i parikuperushëm, pasi Shqipëria ka dalë si vendi me skuadrat më trukuese në historinë e futbollit botëror.

"Mendoj që janë të gjithë produkt i sistemit shqiptar. Sistemi shqiptar ka treguar që nuk është i drejtë dhe i ndershëm. Nuk është sistem i njerëzve që kanë programe dhe strategji të qarta. Është një sistem ku trukimi është pjesë normale dhe gara sigurisht ka për të qenë kush do të jetë ai që do të mundohet për t’ia hedhur atij tjetrit dhe të dalë fitues nëpërmjet manipulimit, trukimit dhe mundësisë edhe nëpërmjet politikës për të qenë në krye të një institucioni i cili ka nevojë për njerëzit që vërtet e njohin, e kuptojnë, e vlerësojnë dhe sakrifikojnë për futbollin. të mirë e afatgjatë. Do ta gjeja aty më mirë veten time. Jam në bisedime që të jem sa më shpejt afër botës së futbollit se aty ka qenë pasioni im gjithë jetën dhe jam i dashuruar me futbollin", tha Rudi Vata.

Legjenda e futbollit vlonjat, Sokol Kushta ka komentuar zgjedhjet në FSHF. Ai thotë se gara për kreun e ri të asamblesë është e pabaratbartë pasi në krye të shoqatave rajonale janë vendour të besuarit e Dukës.

"Patjetër që presidenti ka të drejtën e zotit të garojë. Por mënyra se si do të organizojë këto zgjedhje është e gabuar, pasi ai ka 4 vjet që përgatitet për një ditë, kurse të tjerët kanë një ditë të mendojnë për 4 vjet. Duhet që para 3 muajsh presidenti bashkë me asamblenë të kishin stopuar dhe t’i kishin afishuar emrat. Tjetra, nëpër salla janë parë të gjithë këta persona kur votohet, si mund të jetë i barabartë votimi? Tjetër, presidenti bashkë me asamblenë një herë në kaq kohë shpikin formula për të zënë në kurth çdo garues. Mendoj se kjo është arsyeja që në tri edicionet e fundit s’ka kundërshtarë, ose janë vënë nga presidenti vetë", ka thënë Kushta në një intervistë për Panorama Sport.

Ish-futbollisti i kombëtares Ervin Fakaj në një intervistë për Report Tv është shprehur se zgjedhjet në futboll po ngjajnë me ato të politikës ku gjithmonë ka mungesë transparence dhe akuza. Ai thotë se qëllimisht shoqatave rajonale të futbollit iu dha një rëndësi e madhe që në fund FSHF-ja të rikonfirmojë Armand Dukën si president.

“Zgjedhjet janë gjithmonë shumë të elektrizuara. Në politikë po, por po ndodh edhe në futboll. Do isha shumë i lumtur që në botën e sportit të jepnim një mesazh ndryshe, por edhe në futboll po zhvillohen zgjedhjet me një klimë të tensionuar, jo transparente. Të ishin sa më sportiv dhe në fund të fitonte më i miri, por unë nuk e shoh kështu këtë punë. Shoqatat rajonale të futbollit morën një rëndësi të madhe me ndryshimet statutore. Pesha që iu dha iu dha me paramendim që zgjedhjet të ishin sa më të kontrollueshme. Mediat nuk lejohen, kandidatët nuk pranohen. Emrat në lista duhet të bëhen publikse sepse sfiduesi duhet të dijë ku të shkojë, kë të bindi. Dalin emrat vetëm ditën që zhvillohen zgjedhjet dhe kjo është e pakonceptueshme. Është çmenduri të futesh në një garë ku është e paracaktuar. Ti s’di kujt ti flasësh. S’di kë të takosh,”-tha Fakaj në Report Tv.

Të mërkurën, përkundër statutit, FSHF mbylli përmes një procesi manipulativ zgjedhjet në 8 shoqatat rajonale të futbollit që kanë gati 50% të votave në asamblenë e 2 marsit. Në gjykatë për manipulimet e federatës janë edhe shoqatat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir Dushniku: 14/02/2022 04:56

    Futbolli shqiptar eshte trajtuar nga Duka thjesht si biznes,ndaj sot hidhen miliona per stadiume propagandistike ,por cilesi futbolli nuk ka dhe stadiumet jane bosh,vecse kur luan kombetarja e ndonje tjeter. Me ekipet zinxhir ka formalizem,nuk ka fusha sportive,ambiente per veshje etj. Futbolli shqiptar mburret vetem me talentet qe pergatiten jashte vendit,se konkurimi i futbollisteve ne kombetaret e moshave eshte bere biznes,ndaj rezultatet e tyre jane zhgenjyese. Femijet shqiptare e kane ne gen futbollin,ndaj mund dhe duhet te kete nje strategji kombetare sportive e jo matrapaze! T'i jepet fund biznesmeneve te drejtojne futbollin! Duka deshtoi rende kur hoqi trainerin De Biassi pas suksesit historik merite e vetem e tij dhe futbollisteve kualifikimi ne europian,ndersa marrja e nje pensionisti ,qe mezi e mbajne kembet ne fushe,ishte nje turp i Dukes! Duka duhet ta mbylle me turp kohen e tij dhe ne se fiton me manipulime,atehere skuadrat e futbollit te BOJKOTOJNE kampionatin,deri sa te largohet vete ai uzurpator!

    Përgjigju
  • Iris: 13/02/2022 02:17

    Ju mire beni qe po ngrini zerin,po ku ishit me pare? Perse heshtet kur Duka filloi te bente makinacione per ndryshimin e statusit e rregulloreve brenda FSHF,qe te rizgjidhej sulltan i perjetshem? Nejse,me mire vone se kurre.

    Përgjigju
  • Shijaku: 12/02/2022 18:40

    Duka i krimit klani Zemunit eshte i fuqishem… i perjetshem

    Përgjigju
  • Gradishta: 12/02/2022 15:45

    Duka i krimit dhe Sali Vampiri janë të dy fatkeqsia e gëzimit të shqiptarve ku shkelin këto dy monstra s'ka as demokraci,as futboll por vetëm gjak,korrupsion e tradhëti kombtare,mot a mot janë dy vëllezërit siamezë të së keqes e zisë,këta monstra për bythën e tyre nuk ndalen asnjëherë.

    Përgjigju
  • koseni: 12/02/2022 12:38

    Ate derr vetem plumbi ne ball e heq.na u be ai mut me keq se Saliu ne 97.Mallkuar qofte ajo nene qe polli.farre e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?