Legjislacioni i viteve '30, mësim
për kulturën gjuhësore e juridike

Legjislacioni i viteve '30, mësim<br />për kulturën gjuhësore e juridike
Këto ditë, duke punuar në një studio ligjore, më ranë në dorë disa akte juridike të viteve ’30-’40. Në krye shkruhej: “Mbretënija Shqipëtare” ose “N’emën të Madhëniës së Tij/ Viktor Emanuel’ i IIItë/ Për hir të Zotit dhe vullnet të kombit/ Mbret’ i Italis e i Shqipnisë/ Peranduer i Ethiopisë” etj.

Letra ishte e dalëboje, shkrimi i dorës i zbehur, germat me makinë shkrimi e kishin humbur freskinë, si në çdo dokument të vjetër. Si studente e porsadiplomuar në drejtësi nuk kam prekur shumë akte juridike dhe, kuptohet, kurrë më parë dokumente të vjetra. Në fillim u bëra kureshtare, pastaj u gëzova. Jo thjesht se ishin akte arkivore apo relike të së shkuarës. Më ngjau se ishin diçka më tepër. Nisa të mendoja se si dhe kush mund t’i kishte hartuar ato. Në pjesën më të madhe ishin shkruar me penë e bojë ose ishin daktilografuar me Olivettin, makinën e vjetër të shkrimit plot zhurmë. Krejt ndryshe nga sot.

Sot i përgatitim dokumentet në kompjuter, me një format standard: letër A4, germa Times New Roman, me madhësi 12. Pjesërisht përdorim edhe shkrim dore, për shembull, gjatë nënshkrimit apo shënimeve të shkurtra; dorëshkrimi i asaj kohe është, me plot gojën, bukurshkrim, sikur ta kishte shkruar nxënësi më shembullor i klasës. Nuk ka as edhe një korrigjim apo shkarravinë. Një nga avokatët e zyrës më përmendi se, në atë kohë, shkruesit ishin të përzgjedhur, njerëz me shkrim të bukur. Madje, paska patur edhe një lëndë të veçantë, të quajtur “bukurshkrim”.

Më ra në sy rregulli që prezantojnë dokumentet e vjetra, një qartësi me shikim të parë. Dokumentet me makinë shkrimi janë ndarë në paragrafë të vendosur drejt; po ashtu edhe ata me shkrim dore, dhe nuk mund të mos vësh re që fleta ka një hapësirë të gjerë bosh, rreth një e treta e saj, që ka mundësi të lihej qëllimisht, për rastet kur do të ishte e nevojshme të bëhej ndonjë ndërhyrje, shënim apo të ngjitej ndonjë pullë a vulë.
Para disa ditësh në zyrë na erdhi një familje e madhe trashëgimtarësh, të cilët, së bashku, duhej të firmosnin një prokurë. Ku t’i vendosnim 30 firmat? U detyruan të firmosnin në cepat e vegjël që lejon formati i sotëm i dokumenteve, madje, disa firmosën edhe në anë të fletës. Na doli një prokurë ligjore, por aspak estetike.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit