Basha takim me ambasadorët e BE: Integrimi prioritet kryesor i PD! Për ne BE do të thotë votë e lirë e pavarësi e institucioneve! Soreca: Opozita do të luaj një rol vendimtar

Basha takim me ambasadorët e BE: Integrimi prioritet kryesor i PD! Për ne BE do të thotë votë e lirë e pavarësi e institucioneve! Soreca: Opozita do të luaj një rol vendimtar

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorët e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian kanë zhvilluar sot një takim me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ku u diskutua në lidhje me legjislaturën e re parlamentare. Lajmi u bë i ditur nga vetë Soreca nëpërmjet një postimi në Twitter, i cili thotë se opozita do të luaj një rol vendimtar në legjislaturën e re.

"Bashkëbisedim i gjatë sot midis Shefave të Misioneve të Bashkimit Evropian dhe Kryetarit të PD, Lulzim Bashës në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar", shkruan Soreca.

Po ashtu ambasadori i BE bën me dije se u diskutua edhe në lidhje me situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE si dhe reformën në drejtësi.

"Ne shkëmbyem mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, mediat dhe reformën në drejtësi", thuhet në postimin e  Sorecës në Twitter.

Dy vite pas djegies së mandateve, opozita do të rikthehet në shtator në Kuvend, ndërsa më herët Basha ka deklaruar se opozita do të vijojnë 'betejën' e tyre në të gjitha frontet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Takimi me ambasadorët e BE, Basha: Integrimi prioritet kryesor i PD! Për ne BE do të thotë votë e lirë e pavarësi e institucioneve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbardhur takimin që ka zhvilluar sot me ambasadorët e BE, ku ka theksuar se prioritet i demokratëve është integrimi i vendit në BE. Basha tha se për PD BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve dhe liri e mediave, si mënyra e vetme për zhvillimin e vendit dhe demokracisë.

Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se PD do i shkojë deri në fund hetimit të krimeve zgjedhor edhe dënimit të fajtorëve.

“Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend”, shkruan Basha.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 07/07/2021 21:41

    Kesaj i thone tallje te thote ky hajduti qe eshte per voten e lire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi