Hapen universitetet për konsultime e provime, hiqet karantina për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut e Greqia! Ora policore mbetet e njëjtë (VIDEO)

Nisur nga ulja e rasteve të infektimeve dhe incidencës së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të hapen auditorët në universitete vetëm për provime dhe konsultime si dhe të hiqet karantina 14 ditore për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila nga konferenca për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve ndonëse theksoi se kemi një rënie të pozitivitetit total dhe numri i pacientëve të shtruar është ulur në 116 të shtruar, krahasuar me javën e mëparshme, deklaroi se do të vijojnë të mbeten në fuqi masat e tjera antiCOVID në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll.

Masat që mbeten në fuqi janë ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, sakaq mbetet e ndaluar i grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino është shprehur se thuajse në të gjitha bashkitë e vendit ka ulje të incidencës. Po ashtu, Bino theksoi se pozitiviteti ka shkuar nën 5 për qind dhe një ulje të tillë vendi nuk ka parë ndonjëherë, krahasuar edhe me numrin e testimeve që po bëhen.

Bashkitë e mëdha ku incidenca ka pësuar rritje janë ajo e Lezhës dhe e Kukësit dhe disa bashki të tjera të vogla. Duke folur për fushatën e vaksinimit e cila po ecën me ritme të shoejta Bino tha se deri në fund të vitit, mund të jemi një vend me mbulesë të lartë vaksinale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:39
Rikthimi në auditorë, Kushi- studentëve: Gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur përballë çdo vështirësie dhe nevoje të mundshme

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar pas sugjerimit më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditorët e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik.

“Më në fund, me përmirësimin e situatës dhe vaksinimin e stafeve universitare, Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi pozitivisht kërkesën tonë për t’ju dhënë mundësinë për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditorët e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik”, shprehet Ministrja Kushi dhe u drejtohet të gjithë studentëve, pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve:

“Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për punën, energjinë dhe durimin e treguar gjatë gjithë këtij viti akademik në përshtatje me normalitetin e ri të shkaktuar nga pandemia. I kemi vlerësuar dhe mirëkuptuar në mënyrë të vazhdueshme kërkesat tuaja të drejta për hapjen e auditorëve. Ka qenë një sakrificë e jashtëzakonshme për të gjithë së bashku që procesi mësimor në të gjithë elementet e tij të zhvillohej totalisht online, por besoj që ia kemi dalë të gjithë që të bëjmë më të mirën e mundshme për të vazhduar përpara”.

Ministrja Kushi nënvizon gjithashtu se përgjegjësia jonë e përbashkët është të punojmë intensivisht për të garantuar një proces sa më të rregullt, ku natyrisht prioriteti absolut është shëndeti dhe jeta e gjithsecilit:

“Le ta përdorim maksimalisht këtë periudhë për të komunikuar e për t’i mbështetur sa më shumë studentët me qëllim finalizimin me sukses të këtij viti akademik. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të jetë gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur përballë çdo vështirësie dhe nevoje të mundshme. Kam shumë besim tek ju dhe jam e sigurt që do t’ja dalim!” – shprehet ajo.

Ora 13:27
Bino: Qarkullimi i COVID-19, në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

1620213264_silva.jpg

Shefja e epidemiologjisë në ISHP Silva Bino thotë se pika e pozitivitetit në vend ka arritur nën 5%, në pikën më të ulët që ka pasur Shqipëria që nga fillimi i pandemisë.

Ajo thekson se incidenca e rasteve është e ulët në të gjitha Bashkië e mëdha, përveç Lezhës e Kukësit.

‘’Ministre, ju i preznatuar shifrat e incidencës. Ajo që dua të them është që aktualisht të gjitha Bashkitë e Mëdha kanë incidencë të ulët, përveç rritjes në Lezhë e Kukës si Bashkitë e Mëdha, dhe disa Bashki të vogla. Pjesa më e madhe e vendit paraqet ulje. Ajo çfarë është e rëndësishme, kemi arritur një pik të pozitivitetit nën 5%, që është element i rëndësishëm në këtë moment. Gjatë gjithë kohës së pandemisë, s’kemi pasur pozitivitet kaq të ulët, lidhur kjo dhe me testimet aktuale.

Kështu që ky është një element që flet për ulje të qarkullimit në vend. Fakti tjetër i rëndësishëm është incidenca ulja e vdekjeve, ulja e numir të vdekjeve. Kemi ende vdekje gjithësesi.

Është një slajd që paraqet vaksinimin dhe vdekshmërinë në vend. Jemi duke matur se çfarë impakti ka vaksinimi në të gjitha grupmoshat. Shtrimet në spitale, Ky slajd tregon fare bukur rritjen e vaksinimt me dozë të parë, dhe vdekjen më të ulëta. Vdekjet janë në popullata mbi 60 vjeç. Si rezultat i vaksinimeve, ka impakt tek vdekjet. Për të parë më tej impakti që vaksinimi do të ketë në përgjithësi në popullatë, do të tregohet në javët në vazhdi.

Por besoj se do ja dalim, dhe deri në fundvit do jemi vend me mbulesë të lartë vaksinale. Ardhja e vaksinave, dhe absorbimi nga sistemi shëndetësor, dhënia e vaksinimit si shërbim në qendra shëndetësore, në pika të grumbulluara, në pika të tjera, ka bërë që kjo përthithje të jetë e shpejtë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria, është një nga vendet, quhet sukses në këtë program, për shkak edhe të këtij absorbimi nga sistemi shëndetësor, dhënia e vaksinimit. Ka përqindja e vaksinave ka filluar të matet, është e ndrysh,e Gjirokastra ka mbulesën më të lartë vaksinale, lidhet dhe me popullatën në moshë të thyer që ka ky qark. Ka pasur incidencën më të lartë, por edhe të vdekshmërisë.

Qarqet e tjera, Vlora, Fieri, por mbrapa nuk ngelet as Tirana. Dua të them që vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, dhe strategjia që kemi ndjekur, mbushjen e popullatës me dozën e parë, shembull nga Britania e Madhe, është strategji që duket se ka sukses.

E them me modesti, por duket që ka ndikim. Duhet të mbajmë këto ritme. Qoftë me dozën e dytë, por edhe të parën që të kemi rezultate të mira.’’ –tha Bino.

Ora 13:16
Manastirliu: Nuk ka asnjë vendim nga vendet e BE për lëvizjen e qytetarëve sipas llojit të vaksinave

1620213311_7.jpg

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se deri më tani nuk ka asnjë vendim nga vendet e BE-së, lidhur me lëvizjen e qytetarëve në varësi të llojit të vaksinës që kanë kryer.

" Nuk ka asnjë vendim të marrë nga vendet e BE për sa si përket llojeve të vaksinave dhe se si mund të lëvizin qytetarët", Manastirliu.

Ora 13:08
Manastirliu: Hiqet karantina me Greqinë e Maqedoninë! Hapen universitetet për konsultime dhe provime! Ora policore 22:00-06:00, vijon ndalimi i grumbullimeve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp me komitetin Teknik të Ekspertëve ka bërë me dije se është hequr karantina për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia si dhe tha se do të hapen auditoret në universitete vetëm për konsultime dhe provime. Masat e tjera vijojnë të mbeten në fuqi.

“Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave të infektimeve dhe numër te ulet te shtruarish kemi incidence te ulet me 26.6 raste për 100 mijë banorë.

Kemi rënie të pozitivitetit total me 3.8%, numri i të shtruarve është ulur në 116 të shtruar krahasuar me javën e ardhshme. Indikatorë si këta na sjellin në vëmendje situatën e një viti më parë ku me masa të forta patëm situatë të kontrolluar të epidemiologjisë, këtë vit ia kemi dalë falë strategjisë tonë. Masat akën patur ndikim të padiskutueshëm, e kem iarritur këtë pa sjhkaktuar ndërprerje të rënda për ekonominë.

Prej fillimit të fushatës 748,400 doza vaksine kanë mbërritur prej fillimit të fushatës. 100 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinave. Do të vijojmë të jemi të kujdesshëm edhe në këtë moment. Komiteti ka rivlerësuar masat, ka bërë ribvlerësim të situatës në 2 vendet fqinje, ku vihet re një tendencë e uljes së infektimeve.

Ka vendosur heqjen e karantinës me maqedoninë e veriut dhe greqinë. Me kërkesë të minisrisë së arsimit do te lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për konsultime dhe provime. Do vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera dhe kufizimi i lëvizjes do të jetë në orën 22:00 deri në mëngjes",tha ajo.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës