Lehtësimet graduale, mjeku Kalo: Tregoni kujdes e respektoni masat, mund të na përmbyset gjithçka

Mjeku Tritan Kalo ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen që të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maska kurdoherë në mënyrë që  dhe lehtësimi gradual të mos kthehet në bumerang dhe të na 'djeg' të gjithëve.

Kalo shprehet se deri tani vendi po ecën mirë, por nëse nuk kujdesimi për vetën në radhë të parë dhe të zbatojmë masat ky trend dhe mund të na përmbyset, prandaj mjeku kërkon kujdes maksimal qytetar gjatë hapjes graduale që ka nisur që ditën e sotme dhe do të vijojë me javët në vazhdim.

"Me hapjen e masave të mos të përkeqësoni shkallën e kujdesit ndaj vetes tuaj sepse ende jemi në gjysmën e rrugës pa e përshkruar këtë rrugë dhe kemi ende sfida të tjera për t'u përballuar në të ardhmen.Vetëndërgjegjësimi, kujdesi ndaj vetes, kujdesi ndaj të tjerëve, higjena personale, higjena kolektive, ushqyerja e shëndetëshme, respektimi i rregullave në levizjet publike, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar edhe më shumë", thekson Kalo.

Statusi i plotë i mjekut Tritan Kalo

 E diel 3 maj 2020….një ditë e re pune…nis me udhëtimin në urban për në QSUT, në shërbimin e sëmundjeve infektive, të njohur edhe si covid-1….takimi në mbledhjen e mëngjesit, që vijon me informimin nga shërbimi i urgjencës për ecurinë e 24 orëve të rojës…këqyrja e të sëmurëve së bashku me kolegët….diskutimi mbi problematikat e shëndetit të tyre e leximi për t’u informuar për gjithçka, që sot ka të bëjë me këtë virus tinzar sars-cov2 dhe sëmundjen të cilën ajo shkakton, covid-19…..fatmirësisht jemi në kushtet kur përpjekjet tona në bashkëpunim dhe në mirëkuptim me popullatën, kanë bërë që numri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës shëndetësore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….një trend i tillë edhe mundet të përmbyset nëse nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh…..distancimi fizik, përdorimi i maskave kurdoherë që është e mundshme, higjiena vetjake dhe ajo e mjedisit ku jetojmë e punojmë, hidratimi i duhur, ushqimi i shëndetshëm, vijimi i marrjes së barnave për sëmundjet kronike (hipertoni, pamjaftueshmëri të zemrës, lëndimeve kronike të veshkave, mushkërive, kyçeve, diabetin, etj.), do të na mundësojnë që vijojmë të ruajmë këtë trend pozitiv të ecurisë së covid-19 në vendin tonë…ju duam dhe ju respektojmë të gjithëve….aty ishim jemi dhe kurdoherë do të ndodhemi për t’ju ndihmuar, por ndihmën më të madhe mundet t’ia jepni vetvetes duke u kujdesur për të si dhe zbatuar këshillat tona…me shumë siguri bashkë do ja dalim!!!

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif: 04/05/2020 10:28

    Heronj frikacak me spitalet bosh. Mashtrues, njerezit jane imunizuar me kohe, e kaluan ne shtepi. Kur te hapni testet serologjike ( po i hapet) do kuptohet genjeshtra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen