Lehtësohen procedurat për pacientët me diabet, Manastirliu: Konsulta 'online'

Pacientët që marrin me rimbursim mbi 8 pena insulinë në muaj nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për të përfituar rimbursimin falas, sepse nëpërmjet Telemjekësisë, konsultat kryhet në spitalet rajonal. Ministrja e Shëndetësisë dh Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër konsultat online të zhvilluara në qendrën e Telemjekësisë në QSUT.

“Nëse më parë pacientit i duhej të vinte nga Korça apo Shkodra në Tiranë për të kryer konsultën e specializuar për vijimin apo ndryshimin e trajtimit me insulinë nga 8 deri në 12 pena në QSUT, duke shpenzuar para dhe kohë, falë këtij lehtësimi procedurial, pacienti e merr trajtimin në kohë në spitalin rajonal, afër vendbanimit nëpërmjet konsultës online nga mjeku specialist në QSUT pa qenë nevoja për t’u paraqitur fizikisht” – tha Manastirliu. 

Manastirliu theksoi se konsultat online mbi trajtimin terapeutik dhe sasinë e penave të insulinës nga 8 deri në 12 pena në muaj, që kryhen nga mjeku endokrinolog në QSUT dhe mjeku endokrinolog në spitalet rajonale, nëpërmjet telemedicinës, në prezencën e pacientit, i shërbejnë edhe edukimit në vazhdim dhe trajnimit të mjekëve në spitalet rajonale.

Mbi 340 pacientë e kanë marrë shërbimin afër vendbanimit, pa patur nevojë të regjistrojnë datën për konsultë dhe më pas të merrnin firmën dhe vulën në QSUT për të përfituar penat e insulinës falas, kur bëhej fjalë për mbi 8 pena insuline.  Janë mbi 32 mijë pacientë që trajtohen me insulinë në rang vendi, e cila rimbursohet 100% nga shteti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale