Një doganier është arrestuar këtë të premte në Doganën e Kapshticës, pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë pa ushtruar kontrollin përkatës. Doganieri mësohet se është Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan, Maliq.
Së bashku më të, janë vendosur në pranga edhe tre persona, të cilët janë: R.Sh. 29 vjec, K. M. 23 vjeç, P.V 45 vjeç. Report Tv raporton se për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” është shpallur në kërkim edhe 1 person tjetër, me inicialet G.M. 29 vjec, banues në Bilisht Devoll. Sipas Policisë, personat e përmendur janë kapur në Bilisht me mjetet e tyre respektive, ku iu gjetën të ngarkuara mallrat e dyshuara kontrabandë, fruta të thata.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.