Dy punonjësit e policisë dhe inspektori i policisë ndërtimore në Bashkinë në Shkodër të cilët u arrestuan dy ditë më parë për ndërtime pa leje në zonë të mbrojtur ne Velipoje, janë lënë nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.
Përparim Zenuni me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë së Velipojë, Ruzhdi Bajrakurti me detyrë Specialist Policor i Zonës së Velipojës, R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër kanë dalë sot para gjykatës së shkallës së parë Shkodër të akuzuar për shpërdorim detyre.
Para gjyqtares Izabela Radovani ato kanë mohuar akuzat për shkelje

Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë.
Komente

